Bota Horror në Itali/ Hynë në gardh për të parë këlyshët, reagimi i...

Horror në Itali/ Hynë në gardh për të parë këlyshët, reagimi i dosës është i tmerrshëm

Edhe pse filma me derrkucë inteligjentë dhe të adhurueshëm si “Babe” i kanë dhënë përshtypjen opinionit publik për një kafshë disi të urtë, derri është në fakt një specie agresive, sidomos kur bëhet fjalë për dosat që rrethohen nga këlyshët e saj.

“Babe”, derrkuci i famshëm protagonist i filmit fitues të çmimit Oscar

Këtë të vërtetë e kanë mësuar pasi kanë paguar një “çmim” të lartë prindërit e një fëmije dy-vjeçare në një stallë në periferi të Romës, në Itali.

Teksa ata ishin duke drekuar, një person i tretë, 50-vjeçari Adrian R, me origjinë rumune, kishte përcjellë vogëlushin tek stalla për t’i treguar derrkucët që sapo kishin lindur.

Edhe pse dinamika e vërtetë nuk do të dihet kurrë, reagimi i dosës që ndodhej në stallën bashkë me këlyshët shndërroi një eksperiencë të veçantë për fëmijën, në një skenë horrori.

Dosa iu vërsul vogëlushit, i cili shpëtoi, edhe pse në gjendje të rëndë, vetëm nga veprimi heroik i Adrianit, që tërhoqi vëmendjen e kafshës së egërsuar.

Ai nuk mundi të mbijetojë, madje gjendja e tij pas kafshimeve të dosës ishte e tillë sa që forcat e rendit e identifikuan vetëm falë dokumenteve.

Forcat italiane të rendit në vendngjarje

Kompleksi i stallave ku rriteshin derrat nga një komunitet rumun u mbyll për mungesë të normave higjieno-sanitare, dhe dosa u vra për arsye shëndetësore.