Mediat greke raportojnë një operacion i suksesshëm droge është kryer nga zyrtarët e policisë greke dhe atyre shqiptare.
CNN grek raporton se 45 kg kokainë është gjetur e fshehur në dy kontenierë në portin e Pireut e cila kishte destinacion Durrësin.
Sipas informacioneve, oficerët në Pire ndoqën dy kontenierët dhe kontaktuan me autoritetet shqiptare që t’i linin ato të kalonin për të mos ngjallur dyshime.
Më pas dy kontenierët u lëshuan nga Dogana, të ngarkuar në një anije të lidhur për Durrësin më 14/09/2019, të shkarkuar në 17/09/2019 dhe u vendosën nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.
Më datë 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare tre persona iu afruan kontejnerit në zonën e lirë të Durrësit dhe kur kuptuan se po monitoroheshin ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim, shkruan CNN.
Departamenti i Zyrës Doganore në Piraeus u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se çështja po vazhdon. Kontenieri i dytë mbetet nën vëzhgim në portin e Durrësit.