Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është shprehur më në fund për qëndrimin e Greqisë në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mitsotakis është shprehur se Greqia do të monitorojë nga afër detyrimet e fqinjëve. Ndërsa për Shqipërinë Mitsotakis u shpreh se si parakusht për Shqipërinë, është respektimi i pakicës greke.
“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse ajo e shndërron perspektivën në një faktor të stabilitetin në rajon“, tha Mitsotakis gjatë një darke zyrtare.
“Akoma besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë, por nuk do ta fyej stemën dhe as nuk do ta ekspozoj vendin në aventura”, tha ai.
“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse ajo shndërron perspektivën në një faktor stabiliteti në rajon, por edhe sepse është një levë demokratike për modernizimin e nevojshëm të fqinjëve tanë dhe për zgjidhjen e çështjeve tona bilaterale“, deklaroi kryeministri grek.
Lidhur me Shqipërinë, ai ngriti çështjen e respektit për pakicën greke dhe të drejtat e saj, duke thënë: “Si me të gjithë, me Shqipërinë, ne kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Sidoqoftë, parakushti për përparimin e përbashkët për të ardhur në një pikë për rrugën evropiane të Shqipërisë është respektimi i pakicës Greke dhe të drejtat e saj“.