Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg udhëhoqi një protestë të madhe të premten në mbrëmje në Madrid, pasi udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe vendimmarrësit për ndryshimin e klimës u mblodhën në samitin e organizatës COP25.
Samiti COP25 konsiderohet gjithashtu një përgatitje për COP26, që do të mbahet në Skoci vitin e ardhshëm, kur të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit pritet të vendosin ose rinovojnë objektivat e tyre kombëtar për ndryshimin e klimës.
Thunberg arriti në Madrid të premten në mëngjes për të bërë presion ndaj përgjegjësve dhe vendimmarrësve që të ndërmarrin veprime konkrete menjëherë. Dhjetëra mijëra protestues iu bashkuan asaj në mbrëmje.
“COP25 nuk është diçka që nuk mund ta injorojmë. Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që të përmirësojmë situatën,” tha Thunberg të premten në një konferencë për mediat, ku morën pjesë aktivistë të rinj të klimës nga Spanja dhe Uganda.
Thunberg tha se ndërsa vetëdija e publikut është rritur në lidhje me këtë çështje, “asgjë nuk është bërë në vitin e fundit”, duke vënë në dukje se emetimet e C02 do të rriten me 0.6 përqind në 2019.
Ata kritikuan gjithashtu sponsorizimin e korporatave për takimin e Kombeve të Bashkuara, e cila përfshin reklamat për kompanitë spanjolle të energjisë, si dhe Coca-Cola, Facebook, Google dhe Ikea.