Fillimisht gabimi, pastaj ndjesa akoma edhe më e gabuar. Fillimi i ndeshjes Francë-Shqipëri ishte skandaloz. Lojtarët shqiptarë nuk mund të këndonin himnin, pasi ishte vënë ai i Andorës. E përsëritën, por njolla tek francezët mbeti. E konfirmon edhe Griezmann, që pas rezultatit 4-1 nuk shënoi, por ishte protagonist.
“Episodi? Ishte shokues”, komentoi ai në fund të ndeshjes.
“Pritëm”, vazhdoi sulmuesi i Barcelonës, “por është diçka që nuk duhet të përsëritet më. Do të ndiheshim edhe ne shumë keq, nëse do të na ndodhte diçka e tillë”, përfundoi sulmuesi francez.