Gruaja e Admir Muratajt ka konfirmuar se personi që është vrarë nga Policia, është bashkëshorti i saj.
Albana Muratajt ka shkuar në morgun e Tiranës për të parë viktimën dhe ajo ka konfirmuar për Policinë dhe ekspertët ligjor, se bëhet fjalë për bashkëshortin e saj.
Gjithashtu në morg ka shkuar edhe vëllai i Admir Muratajt.
Pasi të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore trupi i Admir Muratajt do të çohet pranë familjes, ku do zhvillohet edhe ceremonia mortore.