Bota Gruaja ia fali tradhtinë, por vjehrri jo. 27-vjeçari dënohet me vdekje

Gruaja ia fali tradhtinë, por vjehrri jo. 27-vjeçari dënohet me vdekje

Gjykata e Lartë e Iranit ka dënuar me vdekje një 27-vjeçar për tradhti bashkëshortore, pavarësisht se gruaja e tij e fali.

Por, ishte vjehrri i 27-vjeçarit i cili nuk e fali dhëndrin, pasi ai ia kishte tradhtuar vajzën me një burrë tjetër.

Sipas ligjit iranian, nëse familja e fal një të pandehur, dënimi me vdekje mund të shndërrohet në dënim me burg ose lirim. Por, ky nuk ishte rasti i 27-vjeçarit dhe të dashurit të tij 33-vjeçar.

Sipas “Amnesty International”, në Iran janë ekzekutuar 246 dënime me vdekje vetëm vitin e kaluar. Njëri prej tyre është kryer në publik.

Por, nuk dihet se sa prej këtyre ekzekutimeve ishin nga tradhtia bashkëshortore.