Caroline Arthur është femra me këmbët më të gjata në Australi. Nëna e dy fëmijëve është 186 cm e gjatë, por vetëm këmbët i ka 131,6 cm, që do të thotë se ato përbëjnë 69% të trupit të saj.
42-vjeçarja ka treguar për “Daily Mail Australia” se si është të jetosh me dy gjymtyrë kaq të gjata.
“Të udhëtosh është një sfidë më vete. Në avion duhet të gjej me patjetër rreshtin ku është dalja, pasi nuk më nxënë rreshtat e tjerë. Ndërsa në makinë duhet ta çoj deri në fund sediljen”, tregon Caroline.
42-vjeçarja kujton se gjithmonë ka qenë më e gjata e klasës dhe fëmijët e tjerë talleshin me të.
“Kisha këmbë të gjata dhe trup të vogël. Isha edhe e dobët për më tepër. Shokët dhe shoqet më thërrisnin “Shtyllë tensioni”. E urreja këtë nofkë”, shton Caroline.