Aftësia në timon, përveçse kërkon që të mësohet paraprakisht, ka lidhje edhe me talentin si shofer që ka një person. Reflekset, vëmendja dhe kujdesi janë disa nga karakteristikat e një shoferi të mirë, që, sipas mediave angleze, Pep Guardiola nuk i ka.
Tabloidi “The Sun” ka publikuar një artikull ku rendit 4 makinat që trajneri i Manchester City ka “shkatërruar” gjatë periudhës që punon në Angli.
Modelet me të cilat Guardiola ka lëvizur në Mançester që nga viti 2016 janë një Mercedes GLE i zi (93 000 euro), një Range Rover (175 000 euro), një Bentley GTX700 (233 000 euro) dhe një Mini Cooper (35 000 euro). Në total, shuma e çmimeve të këtyre 4 makinave që “The Sun” thotë se trajneri spanjoll ka shkatërruar është më shumë se 500 000 euro.
Një nga burimet e cituara nga tabloidi tha se “Pep është brilant në shumë gjëra, por jo në timon”.