Kuriozitete Vullkani shpërthen, dasma vazhdon… (FOTO)

Vullkani shpërthen, dasma vazhdon… (FOTO)

Një çift në Filipine nuk e ndërpreu ceremoninë e martesës edhe pse ndodheshin fare pranë vullkanit Taal, që shpërtheu të dielën. Chino dhe Kat Vaflor ishin vetëm 15 km larg vullkanit kur fotografi Randolf Evan realizoi fotot dramatike, por gjithsesi tepër të bukura.

“Ishim të gjithë nervozë sepse ndërsa punonim, kontrollonim në rrjetet sociale për lajme të reja mbi shpërthimin e vullkanit. Po diskutonim me njëri-tjetrin se çfarë do të bënim nëse do të vinte më e keqja”, tha Evan për CNN.

Më vonë, resorti ku i zhvillua ceremonia, “Savanna Farm Tagaytay by Solange” postoi një foto të çiftit në Facebook duke shkruar: “Dasma vazhdon”.

Taal, një prej vullkaneve më të vegjël aktivë në botë, ndodhet në mes të një liqeni rreth 70 km në jug të Manilës. 8 000 banorë që jetojnë rreth liqenit janë evakuuar dhe janë larguar nga zona e rrezikut.