Në Durrës, zonat e prekura nga tërmeti u vizituan nga Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj, ku kreu i shtetit shqiptar shprehu falenderimet e tij ndaj ndihmës së dhënë nga ana e Kosovës.
“Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj dhimbje. Zoti Kryeministër duhet të jenë krenar për FSK për policinë e Kosovës sepse jam i sigurt se çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë shfaqur në këto ditë, pa u lodhur”, tha Meta.
Ndërkohë Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do kursejë asgjë.
“Të gjitha mekanizmat që ka Kosova janë në dispozicion. Nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë për të qenë bashkë. Kemi një numër të caktuar të shqiptarëve që janë në Kosovë. Shumica janë në familje private dhe kapacitete private, hoteliere. Dhe në një kamp ushtarak. Janë 500 të strehuar aty. Kushtet nuk janë perfekt në këtë kamp, që mos keqkuptohemi”, deklaroi Haradinaj.