Pak çaste më parë në një konference për shtyp në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur për të komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për samitin e Berlinit.
“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit dhe motrat e mi. Siç ka thënë At Zef Pllumi, ‘Rrno për me tregu’, edhe unë do ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen ose nuk i pëlqen dikujt.
Do ua tregoj çdo herë për shkak se jemi në obligim me qytetarët për transparencë për atë që po ndodh në këto procese të interesit nacional”, tha Haradinaj.