Bota Haradinaj takon Palmer: Sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA

Haradinaj takon Palmer: Sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer

“Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinahj në facebook.

“Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja.

Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.