Kuriozitete Harta që zbulon kuptimet e emrave të shteteve

Harta që zbulon kuptimet e emrave të shteteve

Një vizitë në kërthizë të hënës, në tokën e të paepurve apo ca pushime në vendin e shumë lepujve, nuk ju thonë shumë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se ç’kuptim ka emri i një vendi? Kjo hartë ka përgjigjen dhe kuptimet do t’ju surprizojnë!

EUROPA

Tregon kuptimin historik të emrit të çdo shteti, aq larg sa shkon edhe kuptimi i fjalëpërfjalshëm i tyre. Në emrin e një shteti duket se ndikues janë një sërë faktorësh; nga gjeografia, tek klima e deri tek gjallesat. Andorra, që do të thotë “Toka e mbuluar me shkurre” dhe Spanja si  “Toka e Shumë lepujve”, janë dy shembuj.  Ndonjëherë emri është një term që përshkruan banorët e një vendi, si Maqedonia, që do të thotë “Toka e Shtatlartëve” (megjithë debatet që bëhen mes saj dhe Greqisë rreth çështjes së emrit, nuk e dimë nëse merr kuptimin për banorët e shtetit maqedonas).

AZIA

AUSTRALIA

Disa shtete kanë emra poetikë, siç është  rasti i Argjentinës, emri i së cilës ka kuptimin “Toka pranë lumit të argjendtë”. Papua dhe  Guineja e Re, që do të përkthehej si “njerëzit flokëkrela” , do të binte dakord e faktin se jo të gjithë emrat u shkojnë për shtat, por Franca, si “Toka e Të Paepurve ”, mund të jenë të lumtur me përcaktimin.

AFRIKA

AMERIKA E VERIUT

AMERIKA E JUGUT

SHBA do të fitonte çmimin për emrin më të kuptueshëm; Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Harta është krijuar nga Credit Card Compare dhe ka potencialin t’ua bëjë udhëtimet më interesante. “Ku po shkon?”, të pyet një shok. “Në Mbretërinë e Mesme”, i përgjigjesh, me vetëbesimin se ata do të mendojnë se je i hatashëm dhe ekzotik, kur në fakt e ke fjalën për Kinën.