Kryesore DSIK i përgjigjet Metës: Cakaj, i parrezikshëm

DSIK i përgjigjet Metës: Cakaj, i parrezikshëm

Pas debatit që ngjalli marrja e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn Brenda 24 orësh, ka reaguar edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar.

“Pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për zotin Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi”.

Sipas njoftimit për mediat, thuhet se verifikimi i sigurisë për Gent Cakaj është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, pasi Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare.

Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për Gent Cakaj nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me certifikatën e sigurisë, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ.

Për këtë arsye, nuk është parë e nevojshme shtrirja e hetimit në vende të tjera si Hungaria e Belgjika.