Ndërsa shërbente si prift në kishën St. Joseph’s Chaldean Catholic Church në Londër dhe në Oraha Catholic Church në Kitchener të Kanadasë, prifti Amer Saka bëri kërdinë në bixhoz.
Vesi i tij i kumarit ka përpirë hiç më pak se 1 milion dollarë që i ishin besuar për refugjatët nga Iraku dhe Siria që po pranonte Kanadaja.
Paratë erdhën nga dashamirësit që kërkonin fuqizimin e fondeve në mënyrë që kisha të sponsorizonte refugjatë që të hynin në vend. I gjithë mashtrimi ndodhi mes viteve 2013 dhe 2016, por hetimet i dhanë kohë priftit që të qëndronte në punë edhe më gjatë.
Së paku 33 familje, me 105 anëtarë, ishin viktimë e keq shfrytëzimit të parasë që iu ishte besuar priftit Saka (lindur në Bagdat). Kur doli para gjyqit, ai tha se frikë se nuk do të punonte më si prift.
Ai është shpallur dje fajtor dhe është dënuar me dy vite burg për keqpërdorim të fondeve.