Heidi Baçi ka folur për herë të parë për raportin e saj me Massimiliano Varrese-n në ‘Grande Fratello’. Pasi iu bë pyetja: “A është loja jote me Romeon e njëjtë me Massimiliano-n në “Grande Fratello”?, referuar marrëdhënies që ajo po krijon me Romeo Veshajn.
Heidi u shpreh se ka bërë një gabim dhe se me Massimilliano-n nuk ka ndodhur asgjë.
“Ajo situatë ka qenë shumë ndryshe. Unë kam pasur presion në atë shtëpi dhe faktikisht, kam bërë një gabim. Nuk kam pasur fuqinë të ndaja ca gjëra dhe rashë në një grackë ku kisha kundër gjithë shtëpinë në atë moment. Faktikisht, me atë njeriun nuk ka ndodhur asgjë. Më vjen keq që ma përdorni, por nuk ka lidhje fare. Është situatë jashtëzakonisht shumë larg, pasi atje kam qenë keq, tani kam ndryshuar. Ka qenë diçka delikate që u bë temë e madhe në të gjithë Italinë dhe nuk ka fare lidhje me marrëdhënien me Romeon, e cila është shumë të pastër, të bukur dhe më bën të lumtur”, tha ajo.
Një rikujtesë për atë që ka ndodhur në “Grande Fratello”:
Heidi, gjatë qëndrimit në “Grande Fratello”, krijoi një marrëdhënie me aktorin Massimiliano Varrese, 47 vjeç. Kjo lidhje e inatosi të atin e Heidit, Gentin, i cili takoi të bijën për t’i thënë se kishte gabuar dhe duhet të hiqte dorë nga raporti në fjalë.
Ajo vendosi të largohej nga gara “për arsye personale”, ndonëse ndjekësit kanë rënë dakord që arsyeja ishte frika se mos kishte zhgënjyer nënën dhe babain.
Sjellja e Gentit u kritikua ashpër në rrjete sociale. Pavarësisht se disa vunë në dukje, sipas tyre, sjelljet “manipuluese” të Massimiliano-s, të shumtë ishin ata që kanë dënuar vendimin e të atit për të kontrolluar jetën e Heidit.
Heidi pati dhe një përballje përmes kamerave me aktorin italian. “Nuk kam asgjë për të thënë më shumë. Lotët që ke parë janë ato të një personi që ka dëgjuar fjalët e ashpra të babait tënd. Duke mos dashur të komentoj apo të përkeqësoj situatën, nuk munda të shfryj as verbalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, kështu që unë shpërtheva. Gabimi im ishte mbivlerësimi i ndjeshmërisë së Heidit,” u shpreh Varresse asokohe.
Heidi ia kthehu aktorit: “Të kam mbështetur shumë herë, të kam kuptuar, të kam ardhur në ndihmë dhe pavarësisht kësaj, të kam kërkuar edhe të tërhiqesh disi, por nuk e bëre. Përdore psikologjinë e kundërt, atë të injorimit në një shtëpi ku jetonim bashkë”.
Massimiliano e pasoi me fjalët: “Çfarëdo që të thuash është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash. Ne do të flasim për këtë…”
Por, ajo e mbylli shkurt bisedën duke thënë: “Jo, nuk do të flasim më për këtë. Unë po bëj përpjekje për ta mbyllur. Nuk dua më kontakte dhe dua që t’i të ndalosh së foluri për mua, babanë dhe familjen time pa e ditur të vërtetën”.
Më pas, në një intervistë për “Verissimo”, Heidi tha: “Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, simpatik, kishte këtë ajrin e një njeriu serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një përshtypjeje të parë”.
“Më pas situata ndryshoi. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu, sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie civile, bashkëjetese me të, ku brenda një reality show është kaq bukur të luash lojën. Pastaj, u bë një fiksim që nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri,” u shpreh Heidi.
Ajo tha se ishte ai i kishte shkatërruar këtë eksperiencë, teksa fajësonte veten që nuk mundi të ngrinte mure të larta dhe të ishte më e ashpër dhe e vendosur në raport me të: “Massimiliano është fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar dhe këto janë gjëra që unë nuk mund t’i rregulloj. Unë me të e kam mbyllur,” përfundoi ajo.