Hëna? Një destinacion jo më aq ambicioz. Tani NASA i ka drejtuar sytë nga dielli. Agjencia Hapësinore ndërkombëtare thotë se një anije e re kozmike do të udhëtojë pranë yllit që është në qendër të sistemit tonë diellor për një mision historik.
Sonda do të përpiqet të realizojë imazhet e para të poleve veriore dhe jugore të Diellit. Ajo pritet të lëshohet muajin e ardhshëm nga Cape Canaveral në Florida.
Sipas NASA-s, anija kozmike do të shfrytëzojë gravitetin nga Venusi dhe Toka për të dalë jashtë orbite në një linjë me ekuatorin e Diellit ku orbitojnë të gjitha planetet.
Shkencëtarët shpresojnë se prej andej sonda do të arrijë të hedhë një vështrim në polet ediellit. Orbituesi diellor është projektuar për të përballuar temperatura mbi 900 gradë. Për misionin, NASA do të bashkëpunojë me Agjencinë Hapësinore Europiane.