Gazetari dhe botuesi Henri Çili ka folur pas ndalimit të tij nga policia një ditë më parë.
Mësohet se në dëshminë e tij të dhënë para policisë, Çili ka thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.
“Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Nuk kam kryer asnjë shkelje”, është shprehur gazetari.
Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.
Ndërkohë nesër do të merret masa e sigurisë nga Prokuroria e Përmetit.