Turqia ndaloi pirjen e duhanit në ato vende publike që janë të mbushura me njerëz me qëllim ngadalësimin në rritje të numrit të pacientëve me koronavirus.
Ministria e Brendshme tha se ndalimi i pirjes së duhanit synonte të siguronte që qytetarët të respektonin rregullat për të mbajtur maska mbrojtëse siç duhet në publik sepse njerëzit u panë t’i ulnin ato ndërsa pinin duhan.
Rastet e reja me koronavirus në Turqi janë rritur kohët e fundit. Reuters raporton se 2,693 pacientë janë identifikuar si të prekur me Covid-19 të mërkurën.
Ankaraja raporton vetëm numrin e atyre që shfaqin simptoma, një vendim që kritikët kanë thënë se është e gabuar pasi fsheh shkallën e vërtetë të shpërthimit në vend.