Sport Higuain: Futbolli ka ndryshuar. Ja pse Sarri nuk zgjati tek Juventus

Higuain: Futbolli ka ndryshuar. Ja pse Sarri nuk zgjati tek Juventus

Gonzalo Higuain, ish-sulmuesi i Juventus, ka folur në Bobo TV në lidhje me të kaluarën e tij te bardhezinjtë dhe për trajnerin Maurizio Sarri.

“Kur luaja te Real Madrid isha një qendërsulmues, ndërsa me Sarri-n dhe tek Juventus kam mësuar të ndihmoj skuadrën. Në Torino, në fund, kam luajtur pothuajse si mesfushor. Kjo do të thotë se futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit”, ka thënë Pipita.

“Në Torino jam ndier mirë, një qytet shumë i qetë, arrija të shkoja në palestër çdo ditë. Në Napoli ishte një botë tjetër”.

I pyetur pse aventura e Sarri-t tek Juventus nuk zgjati shumë, Higuain ka thënë: “Besoj se lojtarët nuk e kanë kuptuar mënyrën e tij të lojës, nuk arritur të imponojë ekipit lojën e tij dhe klubi ka vendosur ta shkarkojë pas një viti. Por ky është mendimi im”.