Sport Cassano rrëfen të pathënat e Milanellos: Allegri i tha njëherë Seedorfit “Obama,...

Cassano rrëfen të pathënat e Milanellos: Allegri i tha njëherë Seedorfit “Obama, ik se na çave k…”

Antonio Cassano, ish-lojtar i Milanit, tregoi një anekdotë për Clarence Seedorf dhe Massimiliano Allegri gjatë stërvitjes në Milanello.

Këto janë fjalët e lojtarit nga Bari drejtpërdrejt në Twitch në Bobo TV, dukshëm i qeshur ndërsa tregoi:

“Seedorf kishte ditë që nuk kishte dëshirë fare për stërvitje dhe thoshte: Ikim, nuk është ditë për stërvitje…

Allegri tërbohej dhe ia kthente: Ik fare, na lër të stërvitemi…

Seedorf i përgjigjej: “Jo jo, duhet të qëndroj se duhet administruar mirë situata”.

Allegri: “Obama, më çave k***, mu hiq qafe”.