Komisioneria e BE ka paralajmëruar se abuzimi me të dhënat e individëve, po nxjerr çdo herë e më shumë në pah anët e errëta të teknologjisë.
Në një intervistë për BBC, Margarethe Vestager kritikoi kompanitë e teknologjisë për keq përdorimin e të dhënave dhe mosrespektimin e të drejtave të qytetarëve.
“Rregullat e reja të BE-së mbi të dhënat e njerëzve kanë ofruar mbrojtje por bashkëpunimi midis qeverisë dhe kompanive të teknologjisë sa vjen dhe bëhet më i largët,” tha ajo.
“Gjatë këtyre 12 muajve marrëdhëniet tona me teknologjinë kanë qenë edhe më të këqija, sepse bëhet gjithnjë e më e qartë se të gjitha potencialet pozitive të teknologjisë, bien poshtë keqpërdorimi i detyruar i të dhënave, manipulimi, mbikëqyrja e qytetarit, të cilat reagojnë mos respektin për të drejtat individuale,” shtoi ajo.
Gjatë gjithë kohës kemi parë shkelje të kësaj natyre në të gjitha vendet e botës. Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, e cila hyri në fuqi në majtë këtij viti, parashtroi të drejtat e individëve për privatësi. Sipas komisioneres, këto rregulla janë shumë të nevojshme për shoqërinë tonë, por është shumë e vështirë të realizohen.
Gjithashtu ajo shpjegoi se rregullorja e re i detyron kompanitë e teknologjisë të jenë sa më transparente kur grumbullojnë të dhëna e individëve.
“Mendoj se në 10 vitet e ardhshme do të jemi më shumë të sigurt kur përdorim të dhënat tona në internet,” thotë ajo.
Ndër të tjera ajo u shpreh se kompanitë e teknologjisë kishin shërbyer mirë në të kaluarën por shpejtësia në të cilën ndodhin gjatë gjithë kohës ndryshimet në sektorin e teknologjisë, bën që hakerat të kenë lehtësi në veprimet e tyre.
Lidhur me Brexit, zonja Vestager vuri në dukje se autoritetet evropiane konkurrente, ishin bërë më të forta duke punuar së bashku por, ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar kishte njerëz të mençur, të përkushtuar dhe shumë të fortë ë cilët mund të sigurojnë që tregu i’u shërben konsumatorëve dhe jo manipuluesve./BBC/