Është pija më e përhapur (pas ujit): Çdo ditë në botë konsumohen pothuajse 1,6 miliard filxhanë me kafe. Kush ishin kultivuesit e parë dhe origjina e emrat. Doza vrasëse e kafes është rreth 100 filxhanë. Pse disa murgj i kërkuan Papa Klementit 8 që të nxirrnin jashtë ligjit këtë “pije myslimane” dhe çfarë tha ai pasi e shijoi. 50 fakte për pijen që konsumohet në çdo cep të planetit.
Historia e kafesë
Arabët ishin jo vetëm kultivuesit e parë të kafesë, por, po ashtu, të parët që nisën tregtinë me të. Nga shekulli 15, kafeja tashmë po rritej në distriktin Jemenas të Arabisë dhe nga shekulli 16 u bë e njohur në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi. Kafeja nuk pihej vetëm nëpër shtëpi, por edhe në shumë kafenetë publike të quajtura kahve khaneh (kafehane), që nisën të shfaqeshin në qytete nëpër Lindjen e Mesme. Popullaritetit i kafeneve ishte i pakrahasueshëm dhe njerëzit i vizitonin ato për gjithfarëlloj aktiviteti. Pa vonuar, ato shpejt u bënë një qendër aq e rëndësishme për shkëmbim informacionesh, saqë kafeneve shpesh u referohej si “Shkolla të të mençurve.” Më vizitimin e mijëra haxhinjve të qytetit të shenjtë të Mekës për çdo vit nga e gjithë bota, fjala për “verën e Arabisë” – siç shpesh quhej kafeja – nisi të përhapej përtej Arabisë. Në përpjekje për të mbajtur monopolin në tregtinë hershme të kafesë, arabët vazhduan të ruanin nga afër prodhimin e tyre të kafesë.
Kafeja vjen në Evropë
Udhëtarët evropianë për në Lindjen e Afërt sollën rrëfimet e një pijeje të zezë e të pazakontë. Nga shekulli i 17, kafeja gjeti rrugën e saj për në Evropë dhe po bëhej e popullarizuar nëpër kontinent. Kundërshtarët u treguan së tepërmi të matur, duke e quajtur pijen “shpikje e hidhët e djallit. ”Me ardhjen e kafesë në Venedik më 1615, atë e dënuan klerikët lokalë. Mospajtimi ishte aq i madh, saqë Papa Klementit VIII iu kërkua të ndërhynte. Para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Pavarësisht polemikës në qytetet kryesore të Anglisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë dhe Holandës, kafenetë shpejt u bënë qendra të aktivitetit dhe komunikimit social. Në Angli nisën të shfaqeshin “universitetet një peni,” të quajtura kështu për shkak të çmimit prej një penie me të cilën personi mund të blinte një filxhan kafe dhe të përfshihej në bisedë entuziaste. Nga shekulli i 17, në Londër ishin dikur rreth 300 kafene, shumë nga të cilat tërhiqnin klientë të interesave të përbashkëta, si tregtarë, transportues dhe artistë. Shumë biznese dolën nga këto kafene.
Bota e re
Në mesin e viteve 1600, kafeja u soll në New Amsterdam, një lokacion që nga britanikët më vonë u quajt New York. Ndonëse kafenetë nisën të shfaqeshin me shpejtësi të madhe, çaji vazhdoi të ishte pija më e pëlqyer në Botën e Re deri në vitin 1773, kur kolonët u rebeluan kundër tatimeve të mëdha në çajin të ngarkuara nga Mbreti Xhorxh. Revolta, e njohur si Boston Tea Party, do ta ndryshonte përgjithmonë preferencën amerikane të pirjes në atë të kafesë.
Plantacionet nëpër botë
Me shtimin e kërkesave për këtë pije, pati konkurrencë të ashpër për kultivimin e kafesë jashtë Arabisë. Ndonëse arabët u përpoqën fort për ta mbajtur këtë monopol, në gjysmën e fundit të shekullit 17 holandezët më në fund arritën sukses të merrnin disa filiza.
Orvatja e parë e tyre për t’i mbjellë në Indi dështoi, por ata u treguan të suksesshëm në Botavia, një ishull në Java që tash është Indonezi. Bimët lulëzuan dhe së shpejti holandezët kishin një tregti në rritje e produktive të kafesë. Pa vonuar, ata zgjeruan kultivimin e bimës së kafesë në ishujt Sumatra dhe Celebes.
Përhapja
Në vetëm 100 vjet, kafeja u vendos si një artikull nëpër gjithë botën. Misionarë e udhëtarë, tregtarë e kolonizatorë vazhduan të bartnin farat e kafesë në toka të reja dhe bimët e kafesë u mbollën gjithandej botës. Plantacionet u ndërtuan nëpër pyjet tropikale dhe bjeshkë të thyera. Disa të mbjella lulëzuan, të tjera nuk jetuan gjatë. Popuj të rinj u themeluan mbi ekonomitë e kafesë. Pasuri të mëdha u bënë e u humbën. Dhe nga fundi i shekullit 18, kafeja u bë një nga frytet eksportuese me fitimprurëse të botës.
50 faktet
1. Sipas një legjende, kafja u zbulua në shekullin e 9 kur një bari etiopian dhish, i quajtur Khaldi, vuri re se dhitë e tij ishin më të kënaqura kur konsumonin manaferra të kuqe. Khaldi ia çoi manaferrat një njeriut të shenjtë mysliman, që e ktheu frutin e pemës së kafesë në një pije të shijshme.
2. Rreth viti 1000 disa tregtarë arabë sollën nga udhëtimet në Afrikë disa kokrra kafeje nga të cilat dilte një pije eksituese dhe nga kjo e quajtën qahwa (“eksitante”). Nga fjala turke kahve në anglisht “coffee”, në italisht “caffè” dhe shqip “kafe”, kalimi i emrit që i shpejtë. Por ka studiues që thonë se emri vjen nga Caffa, zonë e Etiopisë ku kafeja rritet spontanisht. Kafeja u shpërnda në Europë vetëm në shekullin XVII me emrin provizor “vera nga Arabia”, për meritë të tregtarëve venecianë që jetonin në Stamboll. Fillimisht disa kisha katolike e cilësuan si një “pije të djallit” për shkak të vetive të saj emocionuese. Ata i kërkuan Papa Klementit VIII të ndërhynte. Por para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.
3. Kafja fillimisht u konsiderua si një ilaç në Jemen dhe Arabi, dhe merrej vetëm me këshillën e doktorit. Shumë e shikonin kafen si tonik truri, ose si një mënyrë për të stimuluar vizionet fetare.
4. Arabët ishin të parët që kultivuan pemën e kafes në Gadishullin Arabik. Arabët e piqnin dhe e zienin kafenë, ose qahwa, që në gjuhën arabe quhet “vera e islamit”.
5. Çdo vit konsumohen më shumë se 500 miliard filxhanë kafeje, duke e bërë kafen pijen më popullore në botë.
6. Të vetmet vende në Amerikën e Veriut ku kafja rritet është Hauai dhe Puerto Riko.
7. Shtëpia e parë e kafes në botë u hap në vitin 1475 në Konstandinopojë, Stambolli i sotëm.
8. Kur Khair Bey, guvernatori i Mekës, e ndaloi kafen në vitin 1511 sepse kishte frikë se ajo mund të nxiste rezistencën ndaj sundimit të tij, sulltani e ekzekutoi atë me arsyetimin se kafeja ishte “e bekuar”.
9. Kafja u importua nga Arabia në Europë përmes Venecias në vitin 1600. Ndërsa disa murgj i kërkuan Papa Klementit të 8 që të nxirrnin jashtë ligjit këtë “pije myslimane”, por para se të merrte vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Papa tha se pija ishte aq e mirë sa do konsiderohej mëkat nëse do ta pinin vetëm paganët. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.
10. Kur në Angli u hap shtëpia e parë e kafes në vitin 1952, gratë ndaloheshin të hynin, vetëm t’i shërbenin meshkujve.
11. Një belg i quajtur Xhorxh Uashington shpiku kafen e çastit në vitin 1906 në Guatemala.
12. Një studim i vitit 2011 tregoi se gratë që pinin 2-3 filxhanë kafeje në ditë, kishin 15% rrezik më pak të zhvillonin depresionin se sa ato që pinin 1 filxhan në javë.
13. Kërkimet kanë treguar se konsumimi i kafes mund të reduktojë degjenerimin e njohjes me kalimin e moshës.
14. Arabët zbuluan kafenë, por ishin xhelozë për zbulimin e tyre dhe refuzuan që farat pjellore të kafes të largoheshin nga vendi i tyre. Megjithatë, pelegrini mysliman, Baba Budan, mori kontrabandë 7 fara kafeje nga Arabia dhe i mbolli ato në Indi. Thuhet se kafja e botës erdhi nga këto 7 fara.
15. Ka dy lloje kryesore të bimës së kafes për të prodhuar kafen: -kafja arabike me origjinë në Lindjen e Mesme, dhe –kafja robusta, me origjinë nga Kongo.
16. Holandezët ishin të parët në Europë që u futën në tregtinë e kafes. Ata importuan bimë kafeje nga Bregu i Indisë në kolonitë e tyre, në ato që ata i quanin Inditë Lindore Hollandeze, Indonezia e sotme.
17. Në vitin 1715, tregtarët holandezë të kafes e prezantuan Mbretin me ndikim të Francës, Louis XIV, me një pemë kafeje të tijën. Miliona e miliona pemë të tjera u mbollën nga ajo, falë Gabriel Mathieu de Clieu, që vodhi disa rrënjë të pemës së parë dhe e kultivoi atë në vende të tjera.
18. Një peme e vetme kafeje prodhon aq kokrra kafeje për një vit, sa një qese të madhe të mbushur me gjysmë kilogram kafe.
19. Duhen 3-4 vjet që një pemë kafeje të maturohet.
20. Kafja e çelët ka më shumë kafeinë se kafja e errët. Sa më shumë të piqet kafja, aq më shumë kafeinë përmban.
21. Kafja u shpall ilegale jo një herë, jo dy herë, por tri herë nga tri kultura të ndryshme! E para ishte në Mekë, pastaj nga Çarlsi II në Evropë në një orvatje për të shuar rebelimin e vazhdueshëm, dhe hera e tretë ishte nga Frederiku i Madh në Gjermani në vitin 1677, i cili brengosej për implikimet ekonomike të daljes së parave nga vendi për të blerë këtë pije.
22. Industria e kafesë ka punësuar 25 milionë njerëz në botë.
23. Turqit i quajnë shtëpitë e tyre të kafes “shkollë për të zgjuarit”.
24. Çaji ishte më popullor se kafja në Amerikë deri kur Mbreti Xhorxh rriti taksat në vitin 1767. Rezultat ishte Festa e Çajit në Boston, një rebelim ku njerëzit e Bostonit ndaluan ngarkesat me çaj britanik në port. Që nga ajo kohë kafja u bë pije kombëtare amerikane.
25. Me më shumë se 4 miliardë pemë kafeje, Brazili është prodhuesi kryesor i kafes në botë. Brazili prodhon rreth 1/3 e kafes në botë. Pemët e kafes kultivohen në 70 vende, kryesisht në Afrikë, Azi Jugore, Azi Juglindore, dhe Amerikë Latine.
26. Efektet shëndetësore të kafes varen nga mënyra se si është përgatitur kafja. Konsumimi i kafes është i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës.
27. Fjala “kafe” vjen nga arabishtja dhe mendohet të nënkuptojë “verën”. Të tjerë dijetarë besojnë se fjala kafe, vjen nga fjala Kaffa, një rajon në Etiopi nga ku mendohet origjina e kafes.
28. Për prodhimin e një sasie të konsiderushme kokrrash kafeje duhen 37 litra ujë.
29. 1/3 e ujit të çezmës përdoret për shërbimin e kafesë nëpër bare në Amerikën e Veriut.
30. Studimet kanë treguar se konsumimi i kafes redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimer-it, Parkinsonit, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 etj.
31. 4 nga 5 persona në Amerikë e fillojnë ditën e tyre duke pirë kafe. Ata konsumojnë 450 milion filxhanë kafeje në ditë, ose më shumë se 150 miliard filxhanë në vit.
32. Vendi ku konsumohet më shumë kafeja është Finlanda, me 12 kg në vit për frymë. Pas tyre vijnë amerikanët. Përveç amerikanëve dhe finlandezëve, dy vendet e tjera më konsumatore të kafes janë francezët dhe gjermanët. Këto tre vende konsumojnë 65% të sasisë totale të kafes në botë. Ndërsa vendi ku konsumohet më pak është Portoriko me 400 gramë kafe për çdo njeri. Mesatarja ditore në botë e konsumimit të kafesë është 1,3 kg në vit për njeri.
33. Kafja më e shtrenjtë në botë është ajo e Indonezisë Kopi Luak. Kokrrat e kësaj kafeje shiten për më shumë se 600 dollarë gjysmë kilogrami, apo 50 dollarë filxhani.
34. Sasia e kafeinës në kafe vare nga tipi i kokrrave të kafes, mënyra si piqen.
35. Në SHBA, më 29 shtator festohet Dita Kombëtare e Kafes. Në Kosta Rika më 12 shtator, në Irlandë më 19 shtator, në Japoni më 1 tetor.
36. Studimet kanë treguar se meshkujt që konsumojnë 6 apo më shumë filxhanë kafeje në ditë, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës me 20%.
37. Tek të rinjtë kafja qëndron në gjak 10 herë më gjatë se sa tek një i riritur. Prandaj femrat shtatzëna konsumojnë një sasi të moderuar të kafesë në ditë.
38. Kafja përmban antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira të dëmtojnë qelizat.
39. Një studim ka vërtetuar se kafja përmban më shumë antioksidantë se lëngu i rrushit, boronica e portokallet
40. Era e drurit të djegur është aroma më e njohur në Amerikë. Aroma e kafes është në vend të dytë.
41. Starbucks u hap në Siatëll në vitin 1971. Në vitin 2010, kjo kompani mblodhi 10 biliard dollarë fitime nga 16,850 dyqane në 40 vende, duke e bërë shitësen më të madhe të kafes në botë. Starbuck ofron më shumë se 87 mijë kombinime kafesh.
42. Dyqanet e kafes Starbucks harxhojmë më shumë se 93 miliona litra qumësht në vit. Kjo është e barabartë me sasinë e ujit të përdorur në 155 pishina olimpike.
43. Emri Starbucks u inspirua nga personazhi i romanit Moby Dick.
44. Kafja ndihmon njerëzit për një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Ajo përmban lëndë ushqyese të nevojshme që ndihmon konsumatorët në jetëgjatësi.
45. E gjithë kafja e prodhuar në planet formon një zonë të quajtur “Rripi i kafes”
46. Kafeina mund të vrasë. Por nëse pi mes 80 deri në 100 filxhan kafeje në një kohë të shkurtër (rreth 3 orë).
47. Kafeja ka të paktën 1000 komponentë kimike. Disa nga këto vazhdojnë të studiohen nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Por sipas disa studimeve të tjera, kafeja mund të mbajë në doza të vogla edhe disa substanca kancerogjene.
48. Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Lund të Suedi tregoi që pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit të gjirit, të paktën për gratë që kanë një variant relativisht të përbashkët të gjenit CYP1A2, që ndihmon të metabolizojë estrogjene dhe kafe. Ndërsa në vitin 2011 “Harvard School of Public Health” pas një studimi të bërë mbi 48.000 burra, arriti në përfundimin që pirja e mbi gjashtë filxhanëve kafe në ditë ul në 60% rrezikun e kancerit të prostatës. Studimi më i fundit thekson fuqinë e kafesë si në “antidepresiv”. Gjithnjë sipas “Harvard School of Public Health”, personat që konsumojnë nga 2 deri në 4 filxhanë të vegjël me kafe çdo ditë kanë 50% mundësi më pak të vetëvriten në krahasim me të tjerët.
49. Kompozitorit Johann Sebastian Bach i pëlqente aq shumë kafeja sa i dedikoi një kantatë: “Kaffeekantate”, luhej në Lipsia, në Gjermani, mes viteve 1732 dhe 1735. Ndërsa Bethoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njihte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë. Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.
50. Në kulturën e lashtë arabe, një grua mund të shkurorëzohej nga burri vetëm nëse atij s’i pëlqente kafja e bërë nga ajo aq sa duhet.