Holanda është skuadra e parë e kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit, ndërsa SHBA-të kanë katër vite kohe për të ngritur cilësinë në njëzet metrat e fundit dhe për të fshirë naivitetin që cenoi performancën e tyre.
Dy asiste e një rrjetë nga Denzel Dumfries dhe dy golat e tjerë nga Depay dhe Blind, Holanda nuk has vështirësi dhe e bën të lehtë kalimin në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022. Skuadra e Louis van Gaal e “vrau” 3-1 SHBA-në me një lojë të kujdesshme.
Në Khalifa Stadium fitoi eksperienca e skuadrës portokalli pa emra të mëdhenj, por shumë punëtore dhe cinike, pasi në pjesën e parë topin e kontrolluan amerikanët, ndërsa drejtimin e ndeshjes holandezët.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10 me autor Depay, sulmuesin e Barcelonës, ndërsa me kalimin e minutave Pulisic humbi në fushë dhe Holanda e kontrolloi me lehtësi kundërshtarin duke e përgjumur për ta goditur sërish në fundin e kësaj pjese.
Më pas, një gol nga Wrigth u duk sikur riktheu në lojë amerikanët por Dumfries shuajti çdo hije dyshimi dhe vendosi përfundimisht në kasafortë kualifikimin e Holandës.
Fitore që e çon Holandën mes 8 më të mirave të botës dhe tashmë do të sfidojë në datën 9 dhjetor fituesen e çiftit Argjentinë-Australi.