Bota Holandë, kryeministri i jep opozitës Ministrinë e Shëndetësisë për të luftuar koronavirusin

Holandë, kryeministri i jep opozitës Ministrinë e Shëndetësisë për të luftuar koronavirusin

Në situata të jashtëzakonshme bëhen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ia dorëzoi opozitës Ministrinë e Shëndetësisë, një vendim ky që erdhi në përgjigje të situatës që ka krijuar përhapja e koronavirusit.

Martin van Rijn, deputet dhe ish-sekretar për shëndetësinë i Partisë Laburiste, ka marrë detyrën e ministrit të Kujdesit Mjekësor për një periudhë 3-mujore.

“Ka vite përvojë në kujdesin shëndetësor dhe e njeh mirë sektorin”, shkroi Mark Rutte në Twitter.