Reforma në drejtësi vijon të jetë epiqendër e zhvillimeve kryesore politike në vend. Për këtë arsye, 15 përfaqësues të Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), me bazë në Holandë u pritë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku i informoi hollësisht lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe sfidat që ka pasur Shqipëria gjatë kësaj periudhe lidhur me të.
Gjonaj i informoi hollësisht përfaqësuesit e holandezë lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe sfidat që ka pasur Shqipëria gjatë kësaj periudhe lidhur me të.
“Reforma është një ndryshim i thellë, historik dhe i pakthyeshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë i cili do t’i shërbejë brezave në vazhdimësi. Ajo nuk është vetëm për qytetarët shqiptarë, pasi ky proces unikal i ofrohet si shembull pozitiv për t’u ndjekur edhe vendeve të tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Njohja e rezultateve konkrete dhe vullnetit tonë politik për të ndërmarrë reforma të thella shtetformuese, është ndihmë e fortë që BE po na jep për të ecur përpara” tha Gjonaj ndër të tjera.
Anëtarët e organizatës me bazë në Holandë, pjesë e konsorciumit të organizatave që zbatojnë projektin EURALIUS në Shqipëri, shprehën interes për të kuptuar perceptimin e publikut mbi implementimin e reformës, si edhe rolin që po luan Ministria e Drejtësisë për t’i shpjeguar publikut fazat e ndryshme të zbatimit apo kohën e nevojshme që duhet për të arritur rezultatet e pritshme.
Përmes këtij vështrimi objektiv, ministrja u shpreh se një vendim pozitiv në muajin tetor nga vendet e Bashkimit Evropian, do të jetë nxitja më e madhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ndërkohë, pjesëmarrësit përshëndetën rolin që po luan Ministria e Drejtësisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar veçanërisht ecurinë e reformës në Drejtësi.