Nëse gjendeni në Los Anxhelos, është thuajse një ritual i detyrueshëm të bëni një foto me një “yll” të Hollivudit në “Hollywood Walk of Fame”.
Duke nderuar figurat e shquara të kinemasë, televizionit, radios, teatrit dhe muzikës që nga viti 1960, ky trotuar i famshëm përfshin të dy anët e “Hollywood Boulevard”, nga Gower deri në La Brea, si dhe të dy anët e “Vine Street”, nga Yucca deri në Sunset. Yjet e bukur (çdo njëri prej tyre kushton rreth 30,000 dollarë për t’u instaluar dhe mirëmbajtur) zbulohen në ceremoni publike falas, ku shpesh marrin pjesë të ftuarit dhe enturazhi i yjeve, një mundësi kjo e shkëlqyer për të parë personazhe të famshëm nga afër.
E.M. Stuart, atëherë president vullnetar i Dhomës së Tregtisë së Hollivudit, është ai që besohet se kishte idenë për krijimin e “Walk of Fame” në vitin 1953. Në vitin 1955, një dizajn u propozua për Këshillin Bashkiak të Los Anxhelosit.
Askush nuk është plotësisht i sigurt për origjinën e yjeve, por deri në vitin 1956, u aprovua një dizajn përfundimtar me yje prej terrazzoje dhe bronzi. Brenda një viti, më shumë se 1,500 artistë nga të gjitha fushat e industrisë së argëtimit u zgjodhën për të marrë një yll. Pas disa mosmarrëveshjeve ligjore, ylli i parë i përhershëm dedikuar regjisorit Stanley Kramer u përfundua. Që nga instalimi fillestar i 1,500 yjeve në vitin 1960, “Hollywood Walk of Fame” ka përjetuar ngritje, ulje dhe rikonstruksione.
Projekti më i fundit, i quajtur “Plani Master i Walk of Fame”, ka përfunduar fazën e planifikimit dhe tani po kërkon fonde për ndërtim, me qëllimin për të përfunduar deri në vitin 2026. Ky projekt synon të krijojë një hapësirë gjithëpërfshirëse me trotuare më të gjera, më shumë pemë për hije, një korsi të mbrojtur për lëvizjen dhe përmirësime në sigurinë e këmbësorëve.
Kë nderon “Hollywood Walk of Fame”?
Duke nderuar figurat e shquara të kinemasë, televizionit, radios, teatrit dhe muzikës që nga viti 1960, yjet e Hollivudit zbulohen në ceremoni publike falas, ku shpesh marrin pjesë vetë yjet e nderuar me yll dhe enturazhi i tyre i famshëm.
Dhe mos mendoni se kjo është thjesht një mënyrë për të nderuar artistët e së kaluarës! Marrja e një ylli në këtë trotuar vazhdon të jetë një arritje e madhe, si për publikun e informuar ashtu edhe për vetë industrinë. Lista e të nderuarve së fundmi përfshin emra të mëdhenj si Uma Thurman, Mindy Kaling, Ralph Macchio dhe Jonas Brothers.
Kushdo, përfshirë fansat, mund të nominojë një personazh të famshëm, me kusht që vetë i nominuari ose menaxhmenti i tij të pranojë nominimin. Çdo vit, një komision shqyrton rreth 200-300 aplikime dhe përzgjedh rreth 30 yje për vitin e ardhshëm. Pasi një yll aprovohet, personazhi i famshëm është përgjegjës për një tarifë prej 50,000 dollarësh, e cila mbulon krijimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e yllit në Walk of Fame.
Kush ka një yll në “Hollywood Walk of Fame”?
Pothuajse 2,800 yje janë vendosur përgjatë bulevardit duke përfshirë emra të njohur të artit dhe kinematografisë si Antonio Banderas, Drew Barrymore, Kim Basinger, The Beatles, Halle Berry etj.
Pjesëmarrja në një ceremoni të “Walk of Fame” është falas si një mundësi e shkëlqyer për të parë të famshmit nga afër! Nuk ka bileta apo tarifa. Të gjitha ceremonitë zhvillohen në orën 11:30 në mëngjes dhe përfundojnë në 12:25.