Dashi
Të dashuruarit do të kenë një ditë të lumtur pranë partnerit/es. Mbrëmja do të jetë edhe më romantike dhe emocionuese. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi.
Demi
Konfigurimi i yjeve nuk do të jetë shumë pozitiv për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni me partnerin/en dhe nuk do të jeni aspak në humor. Në planin financiar do të jetë ditë e mbushur me fat.
Binjakët
Ata që janë në një lidhje do të kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në planin financiar askush nuk mund t’i ndalë të kryejnë shpenzimet që kanë menduar.
Gaforrja
Do të jeni më sharmantë dhe më të hapur me partnerin/en. Situata financiare do të jetë përgjithësisht e stabilizuar.
Luani
Jeta sentimentale e çifteve do të jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite. Do të keni probleme me partnerin/en. Financat do të jenë të mira, por kujdes nga tundimet.
Virgjëresha
Pasioni në çift do të jetë edhe më i zjarrtë gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni momentin. Financat do të jenë të paqëndrueshme kështu që duhen shmangur shpenzimet e tepërta.
Peshorja
Turbullirat do të mbarojnë në jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Do të jeni më të qetë edhe për të marre disa vendime. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe kujdes.
Akrepi
Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj jave. Do të flisni për gjithçka me partnerin/en. Financat nuk do të jenë problematike.
Shigjetari
Lidhja me partnerin do të përforcohet tej mase dhe do të mendoni për një të ardhme afatgjatë së bashku. Partneri do i mbajë edhe disa premtime që kishte bërë prej kohësh. Financat do të përmirësohen.
Bricjapi
Çdo gjë do të jetë rutinë ditën e sotme dhe çiftet nuk do të përjetojnë asnjë emocion të veçantë. Në planin financiar duhet të kërkoni strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën.
Ujori
Nuk do e toleroni aspak atë që keni në krah sot dhe debatet me njëri-tjetrin do të jenë shumë të mëdha. Financat do të jenë shumë të mira.
Peshqit
Klima yjore do të favorizojë bashkëpunimin dhe komunikimin në çift. Do zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur me partnerin/en. Në planin financiar priten përmirësime të ndjeshme.