Aktualitet Tragjike/ Humb jetën 32-vjeçarja në Cërrik, e zuri korrenti në dush

Tragjike/ Humb jetën 32-vjeçarja në Cërrik, e zuri korrenti në dush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e sotme, teksa një 32-vjeçare ka humbur jetën duke u larë në dush.

Viktima është identifikuar me inicialet I.M., njofton policia.

Bëhet e ditur se 32-vjeçarja ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke u larë në dush. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.