Horoskopi Horoskopi, e enjte 23 prill 2020

Horoskopi, e enjte 23 prill 2020

Dashi

Hëna do të ndikojë në financat tuaja. Ju ndiheni të paqëndrueshëm dhe keni mbartur këtë ndjenjë të pasigurisë që nga fundi i vitit 2019. Sidoqoftë, nuk duhet të dekurajoheni shumë, sepse disa projekte që janë ndalur për një kohë, do të fillojnë përsëri në muajt e ardhshëm midis majit dhe qershorit. Ndërkohë, përpiquni të mos ekspozoheni shumë tani.

Demi

Horoskopi i Paolo Fox për këtë të enjte tregon Hënën dhe Jupiterin në një pozicion të bukur: gjërat mund të fillojnë tani shumë mirë për ju. Ju madje mund të filloni të kërkoni emocione më tërheqëse nga marrëdhënia juaj. Tani, po, ju mund të ndërtoni diçka më të rëndësishme.

Binjakët

Në dashuri, astrologu Paolo Fox ju sugjeron të jeni të kujdesshëm, veçanërisht nëse jeni duke “mbajtur këmbën në dy këpucë” ose nëse jeni të përfshirë në një marrëdhënie të ndërlikuar. Puna, sipas horoskopit tuaj, ende nuk ecën siç dëshironi, por do të shihni që deri në qershor do të zgjidhni një problem ose do të pranoni një propozim të ri.

Gaforrja

Hëna në favor kompenson Jupiterin në një pozicion armiqësor. Kjo, për horoskopin e Paolo Fox, do të thotë që disa projekte të punës janë ende të bllokuara. Por që nesër do të jeni më proaktivë dhe më me grintë sesa kohët e fundit.

Luani

Këto ditë do t’ju duhej më shumë guxim. Ju jeni një nga shenjat më të sigurta të zodiakut, por tani ndiheni mjaft të brishtë. Këshillat që ju jep horoskopi Paolo Fox për sot dhe të premten është që të jeni të kujdesshëm dhe të mos përballeni me situata të papritura.

Virgjëresha

Sot dhe të premten do të keni forcë të jashtëzakonshme. Horoskopi i Paolo Fox tregon dy ditë suksesi personal dhe, pothuajse me siguri, projektet e lëna mënjanë muajt e fundit do të vijnë në jetë. Keqkuptimet parëndësishme do të tejkalohen kollaj. E vetmja pengesë: një problem familjar i përjetuar kohët e fundit.

Peshorja

Ju keni pasur një fillim mjaft të vështirë të javës, por sipas horoskopit, sot do të gjeni grintën që keni humbur. Kjo është tipike për shenjën tuaj: të kaloni nga momente të brishtësisë së madhe te të tjera, me një vendosmëri befasuese.

Akrepi

Horoskopi për këtë të enjte sugjeron që të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos me Ujorin dhe Luanin. Ju mund të humbni durimin për një problem pune që do t’ju detyrojë të merrni një projekt përsëri në dorë që nga fillimi. Përpiquni të ruani durimin.

Shigjetari

Do të keni një fillim të mbarë në punë! Ju keni një dëshirë të madhe për kënaqësi të reja. Përkundrazi, do të duhet të jeni më të kujdesshëm në dashuri, sepse horoskopi i të enjtes i Paolo Fox njofton një kontrast. Mundohuni të jeni të kujdesshëm me partnerin, veçanërisht nëse keni pasur probleme këto ditë.

Bricjapi

Bëhuni gati, sepse në 48 orët e ardhshme do të keni lajme të mira. Këtë të enjte, sipas horoskopit të Paolo Fox, ju mund të hidhni një hap të rëndësishëm në drejtim të një zgjidhjeje që po e kërkoni prej ca kohësh. Edhe ata që kanë jetuar në pasiguri deri më tani, do të kenë përmirësime të konsiderueshme.

Ujori

Dashuria ecën mirë, por është puna që tani ju vë në vështirësi serioze. Sugjerimi i horoskopit të Paolo Fox për sot është të lëvizni me kujdes, nëse nuk doni të gjendeni duke punuar në një atmosferë konflikti dhe polemikash. Ju duhet të jeni në gjendje të menaxhoni rebelimin tuaj të brendshëm: keni një dëshirë të fortë për të ndryshuar, por tani nuk mundeni.

Peshqit

Ky Venus kundër ju vë me shpinë pas muri: duhet të përpiqeni të flisni qartë me ata rreth jush. Në këtë periudhë jeni shumë të shqetësuar për një çështje familjare dhe, siç prireni të bëni kur ndjeheni të mbingarkuar nga emocionet, do të keni tendencën të mbylleni. Përpiquni të hapeni! Ata që kanë pasur një pezullim pune, sipas horoskopit të Paolo Fox, nga sot deri në maj do të jenë në gjendje të rimëkëmben shumë mirë.