Dashi
Konfigurimi i yjeve do të jetë shumë i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqarët do hapin një faqe te re ne jetën e tyre. Nuk do jeni me vetëm dhe do përjetoni kënaqësi te reja. Ne planin financiar gjerat do shkojnë më së miri. Do shpenzoni me maturi dhe me shume kujdes.
Demi
Me ne fund ata qe janë në një lidhje do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet qe kane pasur dhe do ndihen me te qete. Do flasin edhe për tema delikate qe dikur as nuk kane guxuar t’i mendojnë. Beqarët do ta kenë te vështire ta gjejnë shpirtin binjak edhe pse do mundohen mjaft. Ne planin financiar mund te lindin probleme te vogla sepse nuk do t’i rezistoni tundimit për shpenzime.
Binjakët
Në sajë të mbështetjes që do t’ju japë Dielli dhe Hena do keni mundësi ta stabilizoni jetën ne çift gjate kësaj dite. Ai qe keni ne krah është mashkulli i jetës suaj kështu qe ia vlen te bëni ndonjë tolerim të vogël. Beqarët do të kenë takimin qe kane ëndërruar prej kohesh. Zemra do iu rrahë fort. Financat do kenë përmirësime. Kujdes, kjo nuk do te thotë qe iu te filloni menjëherë shpenzimet.
Gaforrja
Tregohuni sa me te matur sot kur te flisni mbi një teme delikate me partnerin sepse pa dashje mund ta lëndoni atë. Beqarët do kenë mundësi te takime impresionuese, por qe duhet të bëjnë kujdes mos nisen nga pamja e jashtë për të krijuar një lidhje. Ka disa persona qe mund ta kenë shpirtin më të bukur. Financat do jene delikate sepse do shpenzoni pa mase.
Luani
Venusi do t’ju ndihmoje sot te zgjidhni problemet ne jetën tuaj ne çift. Do i pranoni gabimet dhe dini te kërkoni falje. Beqarët nuk duhet te fillojnë aventura kalimtare vetëm e vetëm sa për të kaluar radhën sepse do lëndoheshin mjaft. Ne planin financiar planetët do t’ju gjenden pranë dhe do iu nxitin ta menaxhoni me maturi buxhetin. Pritet qe situata te stabilizohet shpejt.
Virgjëresha
Ata qe janë ne një lidhje do kenë debate te zjarrta sot me partnerin. Do vendoset distanca dhe ka gjasa qe lidhja te ftohet. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet te kenë frike te dalin neper takime. Askush nuk iu detyron te merrni vendime te padëshiruara. Ne planin financiar bëni kujdes nga influenca negative e planetëve. Mos shpenzoni pa u menduar!
Peshorja
Gjate kësaj dite do beni gjithçka qe ta përmirësoni ambientin ne jetën tuaj ne çift dhe te ndiheni me mire. Me pak përpjekje do t’ia arrini. Ata qe janë vetëm nuk do kenë mundësi as sot te ndryshojnë status. Gjithsesi shpresa nuk duhet humbur për asnjë moment. Ne planin financiar ka ardhur koha për të bërë investimet e mëdha. Do arrini suksesin e dëshiruar.
Akrepi
Dita e sotme do jete me e favorshme për ata qe janë vetëm. Gjithë dita do të jetë e mbushur me flirtime dhe me emocione. Shfrytëzojeni sa të mundni sepse mundësitë për te takuar personin e ëndrrave do jene te mëdha. Jeta sentimentale e çifteve nuk do ketë as probleme, por as pasion te madh. Ne planin financiar ambienti nuk do jete i favorshëm për investime.
Shigjetari
Do keni më tepër besim tek njeri-tjetri ju qe jeni ne çift dhe do flisni hapur për gjithçka. Nese keni menduar për diçka interesante, mos ngurroni ta provoni. Rrethanat nuk do jene te favorshme qe beqarët te nisin aventura. Mos hidhni hapa per te cilat do pendoheni shpejt. Jupiteri do ndikoje pozitivisht ne sektorin e financave dhe te ardhurat do kenë përmirësime.
Bricjapi
Jeta ne çift nuk do ketë asgjë interesante gjate kësaj dite. Çdo gjë do jetë rutinë dhe emocionet do jene te njëjta. Beqarët nëse tregohen te vëmendshëm mund te kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar nuk pritet te ketë ndryshime te mëdha, megjithatë buxheti di stabilizohet dhe do ndiheni me te qete për këtë. Vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.
Ujori
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Edhe pse nuk do kete pasion te zjarrte pritet qe t’ia kaloni mire me partnerin. Beqarët nuk duhet te dalin ne perëndime te menjëhershme sapo te kryejnë nje takim. Po nuk e njohet mire personin qe do takoni nuk mund ta kuptoni tipin e tij. Situata financiare do ketë përmirësime te ndjeshme.
Peshqit
Nëse partneri ju kërkon te bëni diçka për të, mos e neglizhoni nëse nuk doni te keni mosmarreveshje. Ai nuk do jete shume ne humor prandaj do benit mire te tregoheshit me te duruar dhe me tolerante. Beqarët do jene plot angazhime dhe nuk do gjejne kohe per te kerkuar personin e duhur. Financat do jene te qëndrueshme. Bëni investimet e menduara.