Showbiz Ilda Bejleri rrëfen kritikat e prindërve për skenat erotike

Ilda Bejleri rrëfen kritikat e prindërve për skenat erotike

Ilda Bejleri ka mahnitur me skenat në spotin më të ri të DigitAlb që u shfaq me rastin e Shën Valentinit. Moderatorja e mirënjohur e SuperSport, Ilda Bejleri, ka realizuar plot guxim skena shumë sensuale që risjellin atmosferën e filmit “Fifty Shades Darker” që ka nisur të shfaqet në mbarë kinematë botërore.

Sot ajo ka komentuar se si e kanë pritur prindërit e saj këtë gjë. Në një intervistë në Insta­live, ajo ka treguar se vetëm prindërit e saj kanë qenë kritikë për spotin.

“Pasi i binda e kuptuan”,­ tha ajo. “Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritiket ishte mami që më tha “si do dali babi poshtë tek llotot”, (qesh) sepse babi im i ka qejf skedinat”, rrëfeu bukuroshja.