Horoskopi Horoskopi, e martë 2 Janar 2018

Horoskopi, e martë 2 Janar 2018

Dashi

Partneri apo partnerja jote, ka nevojë që herë pas here t’i bësh komplimente, t’i thuash gjëra të bukura, ta bësh të ndjehet special/e për ty. Ndaj mos ngurro që ta komplimentesh sa herë që të të jepet rasti. Kjo ditë e dytë e janarit 2018, për ju të Dashit pritet të jetë e këndshme. Beqarët që ëndërrojnë te krijojnë një lidhje serioze do të jenë mjaft të privilegjuar. Edhe të ardhurat do të fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Do të jeni më të qetë dhe do të shpenzoni pa frike për gjërat që ju nevojiten më shumë.

Demi

Që lidhja juaj të funksionojë, duhen bërë ca toleranca ndaj këtë 2 janar ju Dema do të jeni më të gatshëm të bëni disa lëshime ndaj partnerit/es dhe marrëdhënia në çift do filloje të përmirësohet. Edhe ai/ajo do kujdeset që ju të ndiheni më së miri. Beqarët do kenë takime interesante, por zemra e tyre nuk do rrahe aq fort sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni as problemin me te vogël. Saka, ka edhe një numër me fat për ju i cili 822 është për ditën e sotme. Ndoshta ju vlen ta përdorni.

Binjakët

Për të kaluar ca vështirësi ju duhet të tregoni mirëkuptim dhe tolerancë sepse vetëm kështu do t’i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur në jetën tuaj në çift. Do të tregoheni më largpamës dhe do të dini të falni. Beqarët edhe pse do të kenë shumë mundësi për takime, do t’i refuzojnë ato me arsyetimin se nuk duan asnjë lloj angazhimi. Kujdes me paratë tuaja, mos shpenzoni në mënyrë të pamatur se ndryshe mund të përballeni me ca telashe të pakëndshme.

Gaforrja

Ndikim direkt në jetën tuaj sentimentale pritet të shfaqë tek ju, planeti Saturn. Duhet thënë se ai nuk është planeti ideal për të influencuar dashurinë. Kini kujdes me kritikat dhe shmangni sa të mundni kokëfortësinë. Beqarët do të takohen me një person mjaft simpatik dhe pasionant. Mos e humbni këtë mundësi. Edhe për ju, financat do të jen të delikate. Ndaj tregohuni të arsyeshëm në shpenzime që mos të keni shqetësime.

Luani

Të jesh i/e lidhur nuk do të thotë se gjithçka për ju rrjedh vaj, vetëm e vetëm se s’jeni single si plot të tjerë. Ju të lidhurit, bëni kujdes sepse gjatë kësaj dite të martë 2 janar, do të përballeni me surpriza të njëpasnjëshme. Megjithatë ato nuk e prishin harenë tuaj, për më tepër madje, gjithçka do shkoje ashtu si e keni ëndërruar dhe entuziazmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët do të kalojnë një ditë normale dhe pa asgjë të veçantë. Mërkuri nga ana tjetër do t’ju ndihmojë të keni disa hyrje parash, por ju do t’i shpenzoni menjëherë ato. Bëni kujdes sepse mund të keni probleme po vazhduat kështu.

Virgjëresha

Ju kujtohet “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”? Kështu dhe dita juaj e martë 2 janar, një ditë mjaft e qetë dhe pa probleme për të dashuruarit. Do të bashkëpunoni për gjithçka me partnerin dhe nuk do të mbani mëri për të kaluarën. Beqarët do të kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshojë jetën që kanë bërë deri më sot. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shenjave të tjera, ju nuk keni pse shqetësoheni për paratë sepse jeni të privilegjuar t’ju hyjnë të ardhura që nuk ju fusin në siklet edhe duke bërë ca shpenzime.

Peshorja

Të dashuruarit, mund të gjejnë ditën e tyre të dashur këtë të martë 2 janar sepse ajo pritet të karakterizohet nga harmoni dhe kalim të këndshëm në çift. Do t’i zgjidhni me shumë qetësi mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do të bëni plane për të ardhmen. Beqarët nuk duhet të hezitojnë t’ua shprehin pëlqimin disa personave. Sa për paratë, ky sektori pritet të jetë i paqëndrueshëm. Ndaj bëni kujdes sepse me gabimin më të vogël mund të krijoni probleme serioze.

Akrepi

Çiftet e shenjës suaj, përballen me një klimë të mirë që e sjellin yjet duke ju ofruar jetë sentimentale të këndshme. Pasioni do të rindizet fuqishëm dhe emocionet do të jenë të papërshkrueshme. Beqarët do të kenë takime romantike të cilat do t’i nxisin që të marrin vendime të rëndësishme. Financat nga ana tjetër nuk do të jenë aspak t të privilegjuara. Do t’ju duhet të bëni kujdes me çdo shpenzim që më vonë mos thoni “bobo po tani?”

Shigjetari

Ky 2 janar nuk duket të jetë dita më e mirë për ju. Ka shumë mundësi që të qëndroni si me zor pranë partnerit/es tuaj. Nuk do të jeni aspak në humor sepse diçka që ai/ajo ka bërë kohet e fundit ju ka mërzitur tej mase. Do të bënit mirë të flisnit hapur me të. As beqarët nuk do të tregohen të hapur dhe për këtë arsye mundësitë për takime do të mungojnë. Në planin financiar, sinjalet duken të mira, ndoshta sepse ju kujdeseni që mos “rrëshkisni”.

Bricjapi

Këtë ditë të dytë të vitit 2018, ju do të bëni gjithçka që ta përmirësoni jetën tuaj në çift dhe do t’ia dilni mbanë. Si ju ashtu edhe partneri/ja do të kujdeseni për njëri-tjetrin dhe nuk do t’i kurseni komplimentet. Beqarët do të joshen mjaft nga disa persona, por do të kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Edhe për ju, situata financiare duket e mirë ndaj nëse mendoni se mund të bëni ndonjë investim që ia vlen, kjo mund të jetë koha për ta provuar.

Ujori

Jo çdo gjë rrjedh vaj ndaj dhe këtë 2 janar priten disa ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Gjithçka do të varet nga sjellja juaj kohët e fundit dhe më mirë se kushdo ju e dini vetë këtë. Beqarët do të marrin propozime, por thjesht për lidhje kalimtare, asgjë më tepër. Financat do të jenë më të mira se deri tani.

Peshqit

Nga sfera sentimentale nuk duket gjë fort e mirë në horizont sepse shihet se diçka nuk po shkon mirë. Duket se çdo gjë në këtë 2 janar, do të varet nga ju. Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe kërkoni të jeni ju shefi në lidhjen që keni, do të përballeni me debate të zjarrta. Beqarët do të tërhiqen shume nga pamja e jashtme e disa personave, të cilët në fakt nuk vlejnë aspak. Nëse keni probleme në planin financiar, bëni çmos qe t’i zgjidhni ato sa më parë. Thjesht do t’ia dilni.