Dashi
Mund të ketë akoma mbetje të vogla nervozizmi këtë të martë. Mundohuni ta prisni me entuziazëm të ardhmen tuaj. Jupiteri dhe Saturni nuk janë më në opozitë. Çfarë do të thotë kjo? Përveç forcës së re, ju mund të prisni ndryshime, dhe risi. Ju gjithashtu mund të transformoni mënyrën e marrëdhënies tuaj me njerëzit e tjerë.
Demi
Nga kjo e martë duhet të filloni të rikuperoni në dashuri. Rreth ditës së Krishtlindjes do të keni një qiell shumë premtues. Ju do të mbroheni nga një Hënë e bukur që do t’ju mbushë me energji dhe dëshirë për të dashur, për të shprehur emocionet tuaja. Kjo do të jetë edhe më e vërtetë për çiftet e lidhura nga një ndjenjë që është ende gjallë. Planifikoni diçka të veçantë për të premten e ardhshme!
Binjakët
Duhet të përvishni mëngët dhe të hidheni në projekte të reja. Hëna do t’ju japë energjinë që ju nevojitet! Përfitoni prej saj, për t’u rikuperuar, për të vazhduar një projekt të caktuar, edhe nëse periudha më fitimprurëse, në këtë kuptim, do të jetë shkurti. Tani për tani kënaquni me intuitat, idetë tuaja sepse ato mund t’ju çojnë larg.
Gaforrja
Mund të goditeni nga nervozizmi: jini të kujdesshëm! Për pjesën tjetër, gjërat do të jenë mirë. Në ditën e Krishtlindjes do të keni yje veçanërisht premtues: shijojini plotësisht! 2020 ishte një vit shumë i rëndë, por në dy vitet e ardhshme do të keni mundësinë të rikuperoni, si në dashuri ashtu edhe në punë. Sidoqoftë, do të duhet të armatoseni me durim.
Luani
Do të keni yje interesantë: shfrytëzoni rastin të përqendroheni më mirë në disa çështje biznesi apo parash që keni menaxhuar me shumë vështirësi në kohët e fundit. Në orët e ardhshme mund të mbështeteni në Hënën dhe Venusin: do të jetë dita ideale për të gjetur më shumë pozitivitet, edhe në dashuri.
Virgjëresha
Këto janë ditë kur do të jetë më mirë të jeni të kujdesshëm, sepse mund të të pushtojnë momentet e trazimit. Në ditët e fundit ju keni pasur shumë mendime që kanë trazuar shpirtin tuaj. Sidoqoftë, 2020 ishte një vit i rëndësishëm, i cili ju lejoi të arrini diçka më shumë nga sa shpresonit. Tani e tutje do të jetë e rëndësishme të mbani atë që keni arritur.
Peshorja
Do të jetë një ditë interesante, por do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje bllokimeve të mundshme, konflikteve ose mangësive. Qëndroni deri të mërkurën, atëherë gjërat do të bëhen më mirë! Ju ishit një nga shenjat që pësuat më shumë në vitin 2020, veçanërisht në frontin e punës dhe ekonomisë, por në 2021 do të keni një pikë kthese të madhe, të ngadaltë por progresive.
Akrepi
Hëna në kundërshtim mund të të bëjë pak nervoz: kini kujdes! Për pjesën tjetër, gjërat po përparojnë mirë. Puna po ju thith shumë, por mund t’ju japë kënaqësi të jashtëzakonshme në të ardhmen. Kujdes shpenzimet! Bëhuni gati të përjetoni një Vit të Ri veçanërisht paqësor, falë një Hëne të bukur. Pse nuk organizoni diçka të këndshme me personin që doni?
Shigjetari
Do të jetë një ditë shumë stimuluese, falë një Hëne dhe Venusi të bukur në shenjën tuaj. Përfitoni nga kjo, për t’u përfshirë në dashuri. Asnjëherë më parë nuk keni ndjerë nevojën për të rinovuar jetën tuaj, për të filluar përsëri pas një viti 2020 që ju pa veçanërisht të bllokuar.
Bricjapi
E marta do të jetë një ditë e rëndësishme, por do të jeni të zhytur në mendime. Këto ditë duhet t’i përdorni për të rimarrë forcën, për të sqaruar dhe rregulluar disa situata. Mërkuri në shenjën tuaj ju fton që t’i jepni përparësi punës dhe parave. Do të jetë thelbësore të mbani atë që keni arritur deri më tani. Mundohuni të bëni vend edhe për dashurinë. Nëse lind një histori e re, ajo do të ketë një shans të mirë për të marrë hov brenda muajit të ardhshëm!
Ujori
Do të jetë një ditë tjetër e vlefshme. Astrologu i njohur Paolo Fox ju inkurajon të mos humbni kohë dhe energji, por ta drejtoni acarimin tuaj drejt një projekti të rëndësishëm, diçka konkrete dhe konstruktive. Jupiteri dhe Saturni në shenjën tuaj mund të rrisin dëshirën për sukses, apo dëshirën tuaj për liri.
Peshqit
Mund të ndiheni pak nervozë, faji i kësaj Hëne në kundërshtim. Do të nevojitet shumë kujdes, veçanërisht në dashuri, kur disa vështirësi mund të vazhdojnë. Duhet thënë që këtë javë do të keni shumë energji, përveç të premtes, një ditë kur do të sulmoheni nga disa mëdyshje! Në punë mund të gjendeni në konfuzion ose do të duhet të përballeni me një vonesë të vogël. Kini kujdes për diskutime me dikë nga shenja e Luanit!