Aktualitet Mutacioni i ri alarmon Britaninë, lektorja shqiptare: Ka shumë paqartësi, përhapet më...

Mutacioni i ri alarmon Britaninë, lektorja shqiptare: Ka shumë paqartësi, përhapet më lehtë

Gerta Cami, lektore e kimisë në Universitetin e Bedfordshire, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar situatën e COVID në Britani pas zbulimit të mutacionit  të ri të virusit që ka alarmuar të gjithë botën.

Cami tha se ky virusit ka alarmuar të gjithë vendin, pasi është më i fortë dhe infekton qytetarët më lehtë, ndaj tha se duhet pas shumë kujdes.

“Në fakt Britania sot është në një gjendje emergjente. Është në një stad të hershëm, ka shumë paqartësi. Janë tre element që tërheqin vëmendje drejt këtij virusi, ka mutacion që prekin pjesë të virusit që janë të rëndësishme, rrisin aftësinë e virusit që të ngjisin qelizat dhe virusit përhapet me shpejt. Ne kemi rezultatin e Londrës dhe kemi një shpërndarje të madhe dhe janë marrë masa shumë të rrepta dhe ka një izolim total”, u shpreh ajo.

Lektorja u shpreh se virusi ka pësuar deri tani 17 mutacioni dhe tashmë virusi nuk është më ai i zbuluar në Wuhan të Kinës.

“Virusi ka pësuar 17 mutacione dhe ne tani dimë virusi që kemi gjetur në Wuhan të Kinës nuk gjendet sot në vendet e tjera të botës. Mutacioni që ka pësuar tani virusi rrit infektimin dyfish nga virusi”, tha Cami.

Në fund ajo tha se deri në 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer.

Sulçebe: Transmetohet pothuajse dy herë më shpejt se tjetri

Imunologu Genc Sulçebe ka thënë se mutacioni i ri që ka pësuar virusi Covid-19, gjë që ka shkaktuar mbylljen totale të Britanisë së Madhe, është 70% më shumë infektues.

I ftuar në emisionin Opinion, Sulçebe është shprehur se ky virus i ri transmetohet dy herë më shpejt se i pari, megjithatë është herët për të dhënë konkluzione të tjera.

Sipas imunologut, ky mutacion ka të njëjtën rrezikshmëri sa Covid-19, duke përjashtuar që të jetë më shumë vdekjeprurës.

“Papritur është detektuar që në shtator, nuk kemi më 20 si deri atëherë, por kemi 17 të tillë. Janë kapur në shtator, në nëntor është rritur përqindja e pozitivitet. U kap në Angli, 23% në nëntor, tani ka kapur 60% të izolateve të virusit me këtë lloj mutacioni. Ngjitet, transmetohet pothuajse dy herë më shpejt se sa tjetri. Megjithatë është akoma herët për të parë se është një komunikim shkencor paraprak. Nuk ka më tepër rëndesë të sëmundjes, por jo se është më tepër vdekjeprurës. Thuhet që nuk është më tepër vdekjeprurës”, ka thënë imunologu Sulçebe.