Bota Ankthi kinez/ Armatoset Japonia, buxhet rekord për avionë dhe raketa

Ankthi kinez/ Armatoset Japonia, buxhet rekord për avionë dhe raketa

Qeveria e kryeministrit japonez Yoshihide Suga miratoi të hënën rritjen e nëntë radhazi të shpenzimeve ushtarake për të financuar zhvillimin e një avioni luftarak të përparuar me teknologji “stealth”, si dhe një rakete me anije me rreze të gjatë për t’iu përgjigjur forcës ushtarake të Kinës.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të marrë një rekord 51.7 miliardë dollarë në vit, duke filluar në prill, e cila është 1.1 përqind më shumë se këtë vit, shkruan Reuters.

Suga ka mbështetjen e shumicës në Parlament dhe një ndryshim në buxhet në këtë mënyrë është i sigurt.

Suga vazhdon forcimin e diskutueshëm të ushtrisë, e cila filloi nga paraardhësi i tij Shinzo Abe, në mënyrë që forcat japoneze të merrnin aeroplanë të rinj, raketa dhe transportues avionësh me rreze dhe forcë më të madhe kundër armiqve të mundshëm, përfshirë Kinën.

Ndërhyrje e dyshimtë

Të hënën, Shtabi i Përgjithshëm i Japonisë njoftoi në Tëitter se një aeroplan u ngrit në 18 dhjetor, në përgjigje të një ndërhyrje të dyshimtë në hapësirën ajrore japoneze mbi Detin e Japonisë, ku kufizohet me Gadishullin Kore dhe Rusinë, dhe mbi Detin e Okhotsk, ku Rusia është një fqinj.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur.

Japonia po blen raketa me rreze të gjatë dhe po konsideron armatosjen dhe trajnimin e ushtrisë për sulmet ndaj shënjestrave të largëta tokësore në Kinë, Korenë e Veriut dhe pjesë të tjera të Azisë.

Avioni luftarak i planifikuar, i pari në tre dekada, duhet të kushtojë 40 miliardë dollarë dhe të jetë gati në vitet 2030.

Projekti, i udhëhequr nga Mitsubishi Heavy Industries, me ndihmën e firmës amerikane Lockheed Martin, mori 706 milion dollarë nga buxheti i ri.

Japonia do të ndajë 323 milion dollarë për të filluar zhvillimin e një rakete me anije me rreze të gjatë, në mënyrë që të mbrojë zinxhirin e ishujve Okinaëan në jugperëndim.

Anije të reja luftarake

Blerjet e tjera të mëdha përfshijnë gjashtë avionë luftarakë Lockheed F-35 (628 milion dollarë), duke përfshirë dy variante B me ngritje të shkurtuar dhe ulje vertikale (STOVL), të cilat mund të operojnë nga një aeroplanmbajtës i ridizajnuar.

Ushtria gjithashtu do të marrë 912 milion dollarë për të ndërtuar dy anije kompakte luftarake që mund të punojnë me më pak marinarë sesa shkatërruesit konvencionalë, duke ulur presionin ndaj marinës, e cila ka probleme në gjetjen e rekrutëve në një popullsi të plakur.

Japonia gjithashtu dëshiron që dy anije të reja luftarake të pajisen me sisteme të fuqishme radari Aegis për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore dhe balistike.