DASHI
Sa e bukur është kjo periudhë për ndjenjat por kujdes me personat që zgjidhni në krah. Në punë, nëse jeni në kërkim të një pune të re, do të gjeni shumë mundësi. Ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë.
DEMI
Në dashuri duhet të keni durim sepse mund të ketë probleme. Rrezikoni që diçka të mos shkojë sipas planit. Në punë do ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.
BINJAKËT
Keni shumë planetë në favorin tuaj. Nga Hëna te Mërkuri e deri te Saturni, kështu që ndjenjat janë të mira. Në punë, kushtojini vëmendje shkaqeve të vazhdueshme që mund të shkaktojnë shqetësime.
GAFORRJA
Një fazë më e mirë për jetën tuaj të dashurisë fillon në këtë ditë të fundit të shkurtit. Në punë, një marrëveshje do të duhet të ridiskutohet deri në maj. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.
LUANI
Keni hënën kundër jush prandaj përpiquni të jeni të kujdesshëm në dashuri. Nga ana tjetër, jeni shumë produktivë në punë, ndaj është një ditë e mirë për t’u angazhuar më tepër.
VIRGJËRESHA
Nëse keni ndonjë problem dashurie, mos u shqetësoni sepse do të arrini të zgjidhni gjithçka. Në këto ditë duhet të verifikoni që puna që po bëni është vërtet ajo që ju kënaq.
PESHORJA
Keni një hënë të favorshme ndaj përfitoni nga ajo për të përjetuar emocionet në maksimum. Në punë mund të ketë një pengesë për të kapërcyer, por do ia dilni më mbarë. Keni të gjitha kartat në rregull.
AKREPI
Muaji po mbaron dhe lodhja po ndihet, me rritjen e stresit në punë mund të pësoni një rënie të përqendrimit. Mos e lini veten të dekurajoheni dhe madje dashuria do të jetë gati t’ju buzëqeshë.
SHIGJETARI
Është koha për të nisur lundrimin. Mbyllja e muajit është gati për t’ju dhënë emocione për sa i përket sferës së dashurisë. Periudhë e shkëlqyer edhe për punë, ka ardhur koha për të kapur hapin, për të rikuperuar diçka të pazgjidhur që e keni zvarritur shumë gjatë.
BRICJAPI
Dashuria paraqitet në një situatë të mrekullueshme dhe së shpejti do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për jetën, por planetët janë me ju. Përfitoni nga ky tranzit i shkëlqyer, por më pas ju takon juve të jepni më të mirën tuaj dhe të merrni kënaqësi të madhe.
UJORI
Ngjitja vazhdon, momenti është pozitiv dhe sfera sentimentale po ecën mirë dhe vazhdon të përmirësohet. Edhe vendi i punës po rritet ndjeshëm, vazhdoni të përfitoni nga fluksi pozitiv.
PESHQIT
Planetët janë në anën tuaj, gati për t’ju hapur mundësi të reja për sa kohë që dini t’i peshoni. Mos merrni vendime të nxituara. Për më tepër, me Diellin dhe Jupiterin në shenjën tuaj, ka ardhur koha për të ecur përpara dhe për të mirëpritur dashuri të reja.