Kryesore Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Rama: Uroj që askush të mos e...

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti, ka bërë gjënë e duhur

Pasi takimi mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel ka përfunduar pa marrëveshje, ka reaguar edhe kryeminstri i vendit Edi Rama përmes postimeve në Twitter. Kryeministri Rama e vë theksin tek paqja teksa shton se Shqipëria do të mbështesë çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment mjaft i rëndësishëm historik për paqen në rajon dhe ikurajoj fuqishëm të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të besojë në këtë model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.“

Kryeministri Rama uron që askush të mos e akuzojë homologun e tij në Kosovë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, teksa bën thirrje që duhet kuptuar se ka bërë gjënë e duhur duke hedhur një hap para drejt daljes nga kurthi i të djeshmes.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama.