Dashi
Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.
Demi
Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.
Binjakët
Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.
Luani
Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.
Virgjëresha
Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.
Peshorja
Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.
Akrepi
Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale.
Shigjetari
Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.
Ujori
Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.
Peshqit
Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.