Horoskopi Horoskopi, e mërkurë 27 maj 2020

Horoskopi, e mërkurë 27 maj 2020

Dashi

Këto ditë keni shumë energji, por kini kujdes nga paratë që mund të jenë objekt debatesh. Mundohuni të mos e teproni me miqësitë. Në punë dhe në financa mund të ketë probleme.

Demi

Në dashuri kërkohet kujdes dhe vëmendje, është një periudhë e veçantë. Puna është në qendër të shqetësimeve tuaja dhe ju bën nervozë, kjo reflektohet negativisht në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë nuk merrni atë që keni menduar, mund të mendoni për projekte të reja.

Binjakët

Emocionet mbizotërojnë këtë ditë, edhe falë Hënës që e keni në favor. Ata që janë të vetëpunësuar tani kanë filluar të rimarrin veten. Lodhja ndihet, bëni një pushim kur të keni mundësi.

Gaforrja

Në dashuri është koha për të folur, qoftë për të deklaruar ato që mendoni, apo për të zgjidhur një problem. Mos u emociononi shumë. Ditë e rëndësishme për punën: ka ndryshime si dhe vendimet që duhet të merrni. Mos harroni të mendoni para se të bëni një zgjedhje.

Luani

Hëna në shenjë fillon tre ditë shumë interesante për dashurinë. Ju keni forcë dhe energji, kjo është një periudhë pozitive për ju prandaj mos u frenoni, bëni gjërat që mendoni se ia vlejnë.

Virgjëresha

Ju jeni në kërkim të sigurive në jetën tuaj. Në dashuri, problemet e punës kanë pasur një efekt negativ. Mundohuni të gjeni kohë për të pushuar dhe për t’u çlodhur.

Peshorja

Në dashuri ka nisur tashmë një periudhë rimëkëmbjeje. Marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve mund të jenë të ndërlikuara këto kohë. Puna ecën mirë, keni stimuj të rinj dhe mund të merrni një kënaqësi më shumë gjatë kësaj periudhe.

Akrepi

Disa pasiguri në dashuri mund të shkaktojnë probleme, përpiquni të mos e teproni dhe të mos rrezikoni marrëdhënien. Eshtë koha për të menduar për të ardhmen.

Shigjetari

Në dashuri fiton kush ikën. Ky fund i majit kërkon nga ju që të tregoni shumë kujdes në marrëdhëniet tuaja. Ata që janë çifti munden ta forcojnë edhe. Më shumë dashurinë e tyre. Ecin shumë mirë projektet që keni nisur tashmë.

Bricjapi

Dashuria po përmirësohet, gjërat do të vazhdojnë që të përmirësohen gjatë fundjavës. Epo, takimet e reja mund të jenë të rëndësishme në këto momente. Në punë mundohuni të mos e ekzagjeroni situatën dhe të mos e humbni shpresën, tashmë ka filluar një fazë e mirë e rikuperimit.

Ujori

Hëna kundër mund të krijojë siklet. Ju jeni të tensionuar dhe nervozë, do të ishte më mirë të shtyheshin disa përpjekje për më vonë. Në financat duhet që të tregoni kujdes, ka humbje të mundshme në horizont.

Peshqit

Kjo është koha për të rikuperuar një histori për të cilën ju jeni shumë të interesuar. Disa situata të së kaluarës ju shqetësojnë. Dëshira për të bërë dhe për t’u përfshirë pas një periudhe të vështirë në punë, kthehet sërish për të lindurit në shenjën e Peshqve.