Dashi
Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe do i mendoni mirë gjërat para se të shpreheni. Kjo do shmangë edhe problemet më të vogla. Situata në jetën sentimentale të ju çifteve do jetë më e mirë se kohët e fundit. Mundohuni ta bëni partnerin të flasë për çdo gjë me ju dhe të mos mbyllet në vetvete. Nëse jeni vetëm duhet të mendoheni më mirë për atë që do bëni në të ardhmen. Kjo ditë do jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me njihje interesante. Në punë do hidhni akoma më shumë hapa para dhe do ndiheni krenarë për gjithçka keni arritur. Situata financiare do jetë goxha e mirë dhe do iu ndihmoje të shlyeni edhe borxhet e vjetra.
Demi
Yjet do iu japin mundësinë të reflektoni më shumë sot dhe të vendosni disa objektiva që doni të arrini. Në vijimësi do ndiheni edhe më të qetë. Hëna do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift dhe do ua qartësoje mendimet. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime. Mos u vononi shumë sepse më vonë gjërat mund të komplikohen. Nëse jeni beqarë dhe keni bërë një takim kohët e fundit, Marsi do i përshpejtojë pak gjërat. Në punë më në fund do merrni aprovimin për një kërkesë që keni bërë dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Financat nuk do jenë të këqija, por as në gjendjen më të mirë. Nëse iu duhet të bëni ndonjë shpenzim bëjeni, por pa boshatisur llogarinë tuaj bankare.
Binjakët
Mërkuri do ju bëjë më entuziastë gjatë kësaj dite. Nuk do e mbani mendjen tek hallet e problemet që keni pasur, por do mendoni me pozitivizëm për të ardhmen. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do shkoje mirë dhe nuk do ndonjë asnjë problem që t’iu shqetësojë. Nëse jeni beqarë, Marsi do e shtojë edhe më shumë dëshirën tuaj për të dashuruar. Një prej ëndrrave tuaja do fillojë të realizohet. Në punë ambienti do jetë i ndërlikuar në mëngjes, por pas diskutimit me shefat do i keni idetë më të qarta. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Shihni njëherë sa e keni buxhetin dhe më pas veproni. Mirë është që çdo shpenzim të kryhet me maturi.
Gaforrja
Mirë është që sot të kujdeseni pak më shumë për veten dhe jo të fiksoheni vetëm për të mbrojtur ata që ju rrethojnë. Dijeni se askush nuk mendon njësoj për ju. Falë influencës së shumë planetëve, atmosfera në jetën tuaj në çift do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do jetë mbizotërues. Asnjë çast nuk do ndiheni të mërzitur. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga personat shumë më të mëdhenj. Bëni kujdes sepse vërtet mund të jenë më të pjekur, por nuk do mund t’iu bëjnë dot të lumtur. Në punë nuk do keni probleme apo pengesa nëse arrini ta menaxhoni padurimin. Më mirë bëjeni çdo gjë me ngadalë dhe duke i peshuar më tepër gjërat. Në sektorin financiar do keni shumë fat për ta përmirësuar situatën. Merkuri do iu mbështesë fort.
Luani
Do jeni spiritualë dhe do mendoni gjatë sot. Nuk do ju pëlqejë të hidhni hapa pa qenë të bindur për diçka. Ju që keni një lidhje do kërkoni ta thelloni edhe më tepër marrëdhënien dhe do doni që situata e ndërlikuar që ka mbizotëruar kohët e fundit, të rregullohet. Në fakt të gjitha këto do iu realizohen. Për ju beqarët dashuria do buzëqeshë. Personi që do takoni do iu sjelle qetësinë dhe ngrohtësinë aq shumë të munguar. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë dhe do ju thonë se nuk do arrini dot asgjë nga ato që iu janë kërkuar. Mos u mërzitni dhe bëni më shumë përpjekje për t’iu treguar atyre të kundërtën. Me financat do tregoheni strategë. Do bëni çmos që të ruani një ekuilibër dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite keni për të marrë vetëm kritika dhe në shumë momente atmosfera do jetë e trazuar. Do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do pranoni asgjë. Ju që keni një lidhje nuk do i qëndroni shumë besnike partnerit dhe kjo do sjellë debate të mëdha. Nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë duhet të mendoheni mirë para se të veproni. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni më të privilegjuar. Do keni fat dhe Marsi do iu mundësojë një takim shumë interesant. Në punë nuk do ruani dot një pozicion dhe duke qenë të pavendosur do humbni pikë. Gjërat nuk do ju shkojnë ashtu si i kishit programuar. Me financat duhet të tregoheni të matur, në të kundërt pakujdesia do iu kushtojë shtrenjtë.
Peshorja
Planetët do kenë ndikim të keq tek jeta juaj sot dhe për shkak të kapricove të shumta mund të keni edhe konflikte të forta. Gjërat nuk do ju realizohen si kishit menduar. Influenca e keqe e Uranit do sjellë probleme në jetën tuaj në çift. Do filloni të dyshoni për ndjenjat e partnerit. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Ju beqarët do keni një takim në një klime të qetë dhe plot dritë. Lidhja që do krijoni do jetë serioze. Në punë nuk do jetë një nga ditët më të mira kështu që do e keni të nevojshme të luftoni fort për të arritur atë që doni. Mëngjesi do jetë më i përshtatshëm për të rregulluar gjendjen tuaj financiare. Pasdite, tregohuni më të matur.
Akrepi
Sot do jeni plot me ide interesante dhe nuk do bëni aspak gabime. Do merrni frymë lirisht dhe buzëqeshja do jetë mbizotëruese. Falë Venusit, perëndeshës së dashurisë, jeta juaj në çift do kaloje një ditë euforike. Marrëdhënia juaj do të pushtohet nga ngrohtësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti. Ju beqarët duhet t’i shprehin ndjenjat në mënyrë që personi që pëlqeni ta kuptojë si është situata. Në punë, me pak më shumë diplomaci do kaloni çdo sfidë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Performancat kanë për të qenë të shkëlqyera. Paraja, nuk do iu shqetësojë aspak. Neptuni do iu ndihmoje mjaft në këtë sektor dhe duhet të përfitoni sa më shumë.
Shigjetari
Gjatë gjithë kësaj dite do keni një nevojë jetikë për t’u ndier të nevojshëm për të gjithë dhe do ofroni mbështetje pa kushte. Nëse keni një lidhje, fale mbështetjes së Neptunit do të mbretërojë bashkëpunimi midis jush. Do e bëni partnerin të ndjehet mirë dhe do i thoni fjalë të ngrohta. Mundohuni të jeni edhe pak më tolerantë. Nëse jeni beqarë do keni një jetë sociale shumë aktive. Mërkuri do iu japë mbështetjen e tij gjithë kohës. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment vullneti dhe energjia kështu që priten vetëm arritje të njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, pritet që situata të jetë e mirë, por nuk mund të bëni investime shumë të mëdha.
Bricjapi
Sido që të jenë gjërat ju do dini si të silleni e si të mbani një klimë të ngrohtë. Do jeni përherë të motivuar dhe me dëshirë për të ecur para. Nëse keni një lidhje, shumë planetë do ta mbrojnë jetën tuaj. Në disa momente do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa marrë vesh se çfarë doni në të vërtetë. Në punë nuk duhet të shpërqendroheni vetëm për të kërkuar arritjen e majave menjëherë. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin mbizotërues. Financat nuk do jenë të mira, prandaj merrni hua tek dikush që i besoni më shumë se të tjerët.
Ujori
Me pak këmbëngulje dhe kurajë sot do ja dilni kudo. Nuk dorëzoheni lehtë dhe për ju nuk ekzistojnë gjërat e pamundura. Nëse keni krijuar një lidhje, Jupiteri do ta përmirësojë mjaft jetën tuaj. Ka ardhur momenti të bëni çdo gjë për t’ia kaluar sa më mirë me atë që keni në krah. Gjithë mundi do të rikompensohet më vonë. Ju beqarët do shkoni në qiell të shtatë. Do e shfrytëzoni deri në fund çdo minute që kalon pasi do realizoni takimin e ëndrrave. Në punë herë pas here do ju duket sikur nuk do mund të arrini ku doni, por nuk do dorëzoheni. Në fakt gjërat do ndryshojnë për mirë. Saturni do iu ndihmojë të menaxhoni më mirë financat dhe situata do përmirësohet.
Peshqit
Jo çdo gjë do jetë e lehtë për ju sot, megjithatë nëse favorizoni komunikimin dhe mundoheni të jeni të matur gjërat edhe mund të normalizohet dhe të ecin si duhet. Për ju që keni një lidhje Venusi do jetë mjaft i favorshëm, por Plutoni do ndikojë negativisht. Do ketë edhe momente të lumtura, ashtu sikundër edhe momente të mbushura me tension. Do keni goxha debate. Ju beqarët duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë për ju. Prisni edhe pak për shpirtin binjak. Në punë mos kërkoni të ecni shpejt me projektet e nisura sepse mund të pengoheni dhe mund të rrëzoheni. Situata financiare do fillojë të përmirësohet. Përgatituni për ndryshime.