Horoskopi Horoskopi, e premte 14 janar 2022

Horoskopi, e premte 14 janar 2022

DASHI

Hëna në shenjë sigurisht që sjell gëzim dhe në këtë moment ndjeni gjithashtu se gjërat kanë filluar të funksionojnë. Që nga fundi i vitit të kaluar gjithçka ka qenë paksa e ngadaltë, por tani situata është ndryshe dhe ju mund të përshpejtoni si të doni. Edhe një projekt i lindur keq mund të rikuperohet brenda muajve të pranverës. Në dashuri, e premtja kërkon diçka të veçantë, edhe sepse të shtunën dhe të dielën Hëna do të jetë përballë, ndaj duhet të përfitoni nga faza pozitive për të organizuar diçka të këndshme. Nëse duhet të thoni diçka, është mirë të flisni sa më shpejt që të jetë e mundur.

DEMI

Këto ditë ju po rishikoni gjithë jetën tuaj. Dielli, Mërkuri dhe Venusi janë aktivë, keni shumë ide dhe gjithashtu dëshirën për t’u rikthyer në lojë, për të bërë diçka më shumë se zakonisht. Pamja e yjeve është shumë e rëndësishme për çiftet që planifikojnë të kenë një fëmijë. Duhet të merret parasysh edhe çështja ekonomike, e cila duhet mbajtur disi nën kontroll. Shpenzimet kanë qenë shumë kohët e fundit, kështu që ndoshta në ndonjë sektor duhet të përpiqeni të kurseni pak më shumë. Në fundjavë mund të përfitoni nga e diela për t’u çlodhur dhe për t’iu përkushtuar më shumë vetes.

BINJAKËT

Të lindurit në shenjën e Binjakëve duhet të përpiqen të shfrytëzojnë yjet pozitive veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet. Këtë fundjavë çdo gjë do jetë për të mirë, edhe duke pasur parasysh dashurinë. Ju jetoni marrëdhënie të veçanta dhe gjithashtu shumë efektive kur takoni një person që ka shumë ide interesante për t’i shfrytëzuar dhe vënë në praktikë. Në përgjithësi ju jeni një person shumë kurioz dhe kur gjeni dikë që ju stimulon ju jeni të interesuar të mësoni më shumë.

GAFORRJA

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të jeni pak të shqetësuar këtë fundjavë. Ky tension, megjithatë, mund të ketë edhe një aspekt pozitiv, veçanërisht nëse duhet të diskutoni për një marrëdhënie që ka mbetur pak prapa kohët e fundit. Disa prej jush po preferojnë një qëndrim shumë më të kujdesshëm dhe konservator ndaj dashurisë, me synimin për të shmangur situatat komplekse. Nga muaji mars, megjithatë, situata do të ndryshojë dhe do të keni mundësi të ktheheni në lojë.

LUANI

Jeni duke menduar për shumë sfida me të cilat duhet të përballeni tani. Presioni rritet dhe ndonjëherë mund të arrijë edhe nivele shumë të larta. Ju pëlqen konkurrenca, por mos e teproni. Në këto 24 orë, kundërshtimi i Saturnit ju kufizon pak qetësinë. Do të veproni shumë shpejt dhe kjo vetëm sa do të rrisë stresin dhe acarimin. Në përgjithësi, idetë që keni në mendje dhe disa detyra që keni marrë përsipër do të jenë paksa të vështira për t’u realizuar dhe vënë në jetë. Megjithatë, ka një lajm të mirë në të gjitha këto: dashuria është e favorizuar në këto ditë, ndaj përfitoni prej saj.

VIRGJËRESHA

Nuk ju mungon energjia dhe muajt janar dhe shkurt janë të shkëlqyer sepse keni në krah Diellin, Mërkurin dhe Venusin. Në përgjithësi, ka gjithmonë disa vonesa të vogla për ata që duhet të blejnë ose shesin diçka, apo edhe për ata që synojnë të rinovojnë një kontratë. Do të keni një mënyrë më të mirë për të menduar për të gjitha këto gjëra brenda disa muajsh. Këtë të premte ka pak lodhje. Idetë janë të kufizuara dhe projektet që keni në mendje për momentin nuk po shkojnë aq mirë sa dëshironi. Fundjava do jetë paksa monotone, ndonjëherë edhe nervoze, ndoshta për shkak të dikujt.

PESHORJA

Prej disa kohësh jeni plot dyshime dhe për këtë arsye do të keni mëdyshje edhe këtë fundjavë. Lajmi i mirë është se nga muaji mars do të keni mundësi të zbërtheni situata të ndryshme. Deri atëherë do të keni një shans për të rifituar terrenin e humbur. Nga sonte deri të dielën, megjithatë, do të jetë e udhës që gjithçka të merret me qetësinë e duhur. Në fakt, energjitë nuk janë të shumta dhe madje mund ta gjeni veten kundër dikujt, edhe nëse nuk dëshironi. Mundohuni të mos nervozoheni.

AKREPI

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, kjo fundjavë do të jetë në rritje. Të shtunën dhe të dielën mund të ketë një zgjim emocionesh, falë edhe ndikimit pozitiv të Venusit. Problemi i vetëm në këtë fazë mund të lidhet me çështjet ekonomike. Nëse në të kaluarën ka pasur probleme me paratë, ose nëse do të blini diçka, mendoni mirë përpara se ta bëni këtë. Ju gjithashtu mund të jeni të lidhur me një person që ka ndonjë problem pune tani.

SHIGJETARI

Në këto 24 orë keni një energji të mirë, sidomos duke filluar nga mbrëmja. Hëna në opozitë mund të shkaktojë edhe nervozizëm, por yjet në këtë fazë janë në anën tuaj dhe prandaj në përgjithësi po përjetoni një periudhë pozitive, edhe sepse mund të bëni atë që dëshironi. Mundohuni të mos qëndroni shumë të qetë në fushën sentimentale, edhe sepse nuk ka lajme të mëdha në dy muajt e ardhshëm. Nëse po mendoni të punoni në një projekt të ri, atëherë Mërkuri ju mbështet, por gjithsesi kujdes nga iluzionet, mos u përpiqni të arrini shumë larg. Në dashuri, ndoshta disa shpenzime të tepërta rrezikojnë ta bëjnë lidhjen më nervoze.

BRICJAPI

Jeni gati të përjetoni një fundjavë kushtuar reflektimit dhe kjo mund të ndodhë herë pas here. Ata që duhet të punojnë të shtunave dhe të dielave do të duhet të përpiqen të shmangin konfliktet dhe polemikat kundërproduktive. Tani për tani po përpiqeni të bëni gjëra të mira për veten tuaj, ndoshta edhe të krijoni diçka të re edhe në vendin e punës. Të rinjtë, fëmijët, mund të kenë një ide të mirë për të zgjeruar mundësitë e tyre gjatë muajve të ardhshëm të vitit. Dashuria mund të jetë protagoniste dhe për këtë arsye përpiquni të krijoni njohje të reja, ndoshta mund të gjeni edhe personin e duhur.

UJORI

Ju ndjeni nevojën për të ndërtuar diçka të rëndësishme në këtë fazë. Në disa raste do të jetë e nevojshme edhe ndryshimi i stilit të jetesës, veçanërisht nëse ka qenë paksa i përsëritur muajt e fundit. Nuk ju pëlqejnë fare gjërat që përsëriten dhe prandaj keni nevojë për një ndryshim. Në përgjithësi, marrëdhëniet më të suksesshme janë ato që keni me njerëz shumë të largët. Muaji mars do të jetë i rëndësishëm për shkak të pranisë së Venusit në shenjë, ndaj njohuritë dhe mundësitë që do të krijohen në këtë fazë do të jenë të rëndësishme edhe më vonë.

PESHQIT

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, situata është gati të kthehet drejt së bukurës. Të shtunën dhe të dielën do të keni vitalitet të madh. Nuk do ju mungojë as pasioni. Gjërat që po organizoni tani do të jenë gjithashtu të rëndësishme në të ardhmen. Nga pasditja e së shtunës do të favorizohen edhe takimet. Mundohuni të organizoni diçka të bukur, mbase do të ketë mundësi për t’u rikuperuar edhe në fushën sentimentale. Përfitoni nga yjet pozitive.