Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit. Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit.
Sipas policisë, rezulton se 13-vjeçari kishte probleme me gjumin pasi vuante nga somnambulizmi. Në momentin e incidentit ai ka qenë i vetëm në banesë.
“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13-vjeçari ka qenë vetëm në banesë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.