Aktualitet Humb jetën nga COVID-19 mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra

Humb jetën nga COVID-19 mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra

Një mësues matematike në Medresenë e Shkodrës humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Gazjon Rusi, babai i tre fëmijëve u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 39-vjeçare

Rusi ishte prej vitesh mësues në Medrese dhe bashkëpunëtor i myftinisë Shkodër.

Rusi ishte infektuar prej ditësh nga COVID-19, dhe në orët e fundit kishte kaluar në intubim.

Prej ditësh në rrjetet sociale ishte ndërmarrë një iniciativë për të mbledhur një shumë financiare prej 55 mijë eurosh të cilat do të ndihmonin për ta dërguar babain e tre fëmijëve në Turqi. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishte mbledhur shuma prej 27 mijë eurosh dhe sot ishin shpresat që shuma prej 55 mijë euro të plotësohej.

Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi nuk e fitoi dot betejën.