Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Belsh tha se kishte edhe një mesazh për kreun demokrat Lulzim Basha.
“Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata.
I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne.
Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru.
E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Morën çfarë deshën. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë”, deklaron Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se opozita e sotme ka qenë në pushtet për 30 vjet dhe e ka treguar se vetëm shkatërron, kurse shtoi se qeveria ndërton.
“Një gjë është e sigurt: Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi nuk bëhet me llafe, as me gjatësi, por me fakte. 30 vjet mjaftojnë për të bërë krahasimin.
Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet”, tha Rama.