Ish-deputeti Ervin Salianji është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës teksa i është komunikuar marrja si i pandehur për çështjen ‘Babalja’.
Salianji tha për mediat se ai po trajtohet si agjitator vetëm pse dënoncoi një trafik droge.
“Nuk ka pasur një hetim siç duhet të kishte për Ardi Velin, Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafajn.
E gjitha është simfoni e kohëve të vjetra.
Prokurorët që janë marrë me çështjen kanë arritur në këtë konkluzion për shkak të presionit që i bën mazhoranca përmes vettingut” – tha ish-deputeti demokrat para mikrofonëve.
Salianji u shpreh i bindur se marrja si i pandehur për dëshmi të rreme, do të rrëzohet në Gjykatë.