Aktualitet I reziston çdo sulmi, “bisha” e blinduar që po shoqëron Erdoganin në...

I reziston çdo sulmi, “bisha” e blinduar që po shoqëron Erdoganin në Shqipëri

Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij të blinduara gjatë vizitës në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.

Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro.

Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistencte ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri.

“Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA.