Dy efektivë të policisë së Durrësit janë proceduar për shpërdorim detyre pasi një person i shoqëruar është vetëvarur në ambientet e paraburgimit.
52-vjeçari T.T. i shoqëruar në komisariat për dhunë në familje, u gjet i vetëvarur në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës nga personeli në orët e vona të mbrëmjes.
Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.
Për këtë arsye, SHÇBA ka proceduar efektivët A.Ç. dhe G.B. për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.