Bota Rikthehen masat, shteti australian shpall gjendjen e katastrofës

Rikthehen masat, shteti australian shpall gjendjen e katastrofës

Shteti i Victoria-s në Australi shpalli gjendjen e katastrofës dhe vendosi masa të reja izolimi pas shtimit të rasteve të reja të të infektuarve nga koronavirusi.

Kryeministri Daniel Andrews bëri me dije se kufizimet hyjnë në fuqi të Dielën në orën 18:00.

Sipas rregullave të reja, banorët e Melburn do t’i nënshtrohen shtetrrethimit gjatë natës. Ata nuk do të lejohen të udhëtojnë më tepër se 5 km nga shtëpia e tyre, aktiviteti fizik do të kufizohet një herë në ditë dhe vetëm një person do të ketë mundësi të bëjë pazar për gjërat bazike.

Australia ka pasur më pak raste me koronavirusi se shumë vende të tjera, duke regjistruar rreth 17,000 të infektuar dhe 200 vdekje. Por numrat po rriten me shpejtësi në Victoria, duke detyruar autoritetet që të rikthejnë masat shtrënguese.